Udhëtim në Spanjë dhe Portugali | 8 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Spanjë dhe Portugali me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 06 Qershor
  •  
    8 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 649

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
8 ditë
€ 649
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
06 Qershor

Dita e Parë:
Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 18:10. Arritje në Barcelonë në orën 21:00. Transferi për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel.
Vizitë e Monumenteve Kryesore të Barcelonës: Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë., Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Zaragossa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Vizitë panoramike në Zaragosa: Parku Makanaz, buzë lumit Ebro, Ura monumentale Puente de Piedhra, Sheshi Platha del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit, Paseo de Fernando de Catolico, Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Pasdite, Nisja për në Valencia. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë pa ndalesa. Mbrritje në Valencia. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
 
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Granada. Udhëtmi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Vizitë e shkurtërnë Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon udhëtimi për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
 
Dita e Pestë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Cordoba. Udhëtimi zgjat 2 orë. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në Sevilje, zgjat 2 orë. Në Sevilje vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit,Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Vazhdon Udhëtimi për në Lisbonë. Zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritje në Lisbonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë:
Mëngjesi në hotel.
Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja heret në mëngjes për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Arritja në Madrid. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë:
Mëngjesi në hotel.
Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid - Tiranë. Nisja nga Madrid në orën 21:50. Arritja në Tiranë në orën 01:10.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel për 7 net, Fjetje 2 net në Barcelonë, 1 natë në Madrid, 2 net në Lisbonë, 1 natë Malaga dhe 1 natë Valencia
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe në se rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel