Viti i Ri në Stamboll, Selanik, Sofje5 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim për Vitin e Ri në Stamboll, Selanik, Sofje me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 29 Dhjetor
  •  
    5 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 189

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
5 ditë
€ 189
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
29 Dhjetor

Dita e Parë: 
Nisja nga Tirana në oren 5:00 dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.


Dita e Dytë: 
Mengjesi në hotel.
Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë.

Nisja me Autobus për në Akuarium.

Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.

Hyrja 17 Euro – Qëndrimi 2 orë.

Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.


Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Arritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë: 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Tiranë.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodimi në hotel me 3 yje
  • Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit
  • Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit
  • Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë.




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Viza hyrëse
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel