Udhëtim në Vienna dhe Budapest | 5 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Vienna dhe Budapest me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 01 Maj
  •  
    5 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 269

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
5 ditë
€ 269
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
01 Maj

Dita e Parë:
Nisja nga Prishtina me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Vazhdimi i udhetimit për në Split. Vizitë e shkurtër në Split. Vazhdimi udhëtimit për në Zadar. Arritja në Zadar. Sistemimi në Hotel.


Dita e Dytë : 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Arritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.


Dita e Tretë : 
Mëngjesi në Hotel.
Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Arritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.


Dita e Katërt : 
Mëngjesi ne Hotel.
Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi në për urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Arritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.


Dita e Pestë : 
Mëngjesi ne Hotel.
Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Prishtinë.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodimi në;hotel
  • Mëngjeset në hotel
  • Shëtitjet me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe në se rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel