Udhëtim në Varshavë dhe Krakov | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Varshavë dhe Krakov me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  • Nisje me 01 Maj
  • 4 ditë
  • Bed & Breakfast
  • Tirana Airport
+
prej € 399

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 399
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
01 Maj

Dita e Parë:
Udhëtimi me aeroplan Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 18:40. Arritja në 20:55. Transferi me autobus për në Qytet. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Pasdite vazhdon vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë panoramike e qytetit të Krakowit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Paradite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Transferi për në Aeroportin e Krakov. Fluturimi me aeroplan Krakov - Tiranë. Nisja më 14:55 dhe Arritja në Tiranë më 16:50.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
  • Mëngjeset në Hotel sipas programit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel