Udhëtim në Kryeqytetet Skandinave | 5 ditë

Fibula Travel, ju ofron Udhëtim në Kryeqytetet Skandinave me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 22 Maj
  •  
    5 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 549

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
5 ditë
€ 549
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
22 Maj

Dita e Parë: 
Fluturimi direkt Tiranë - Malmo. Nisja nga Tirana në orën 18:40. Arritja në Aeroportin Malmos në orën 21:30. Transferi në Malmo. Sistemimi dhe fjetja në hotel. Sistemimi dhe fjetja nëhotel.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në hotel.
Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos rreth 2 orë. Vazhdimi udhëtmit për në Kopenhagen. Udhëtmi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsinborg. Ndalesë dhe Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: Bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdon udhëtimi për në Gothenborg. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
 
Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për në Oslo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.


Dita e Katërt:  
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Orebro. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në Orebro. Vazhdon udhetimi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat rreth3 orë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.


Dita e Pestë:  
Mëngjesi në hotel.
 
Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Transferta për në aeroportin e Stockholm, Skavsta. Fluturimi direkt Stockholm - Tiranë. Nisja në orën 21:15. Arritje në orën 00:10.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim 1 natë në Stokholm, 1 natë në Malmo, 1 natë në Oslo 1 natë në Gothenborg
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit
  • Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x20cm)cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra)




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel