Udhëtim në Athinë | 4 ditë
- Nisje me 11 Prill
- 4 ditë
- Bed & Breakfast
- Tirana Airport
Detajet e udhëtimit
Dita e Parë:
Fluturimi direkt Tiranë - Athinë. Nisja në orën 15:15. Arritja në Athine në orën 17:40. Transferi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Transferi me Autobus për në Korinth. Ndalesa e parë në Kanalin e Korinthit, që lidh Gjirin e Korinthit dhe Detin Jon me Egjeun. Vazhdon vizita në qytetin e Korinthit Antik, nje zonë e jashtëzakonshme arkeologjike e antikitetit Helen. Gjatë pasdites vizitë e qytetit të ri të Korinthit dhe zona bregdetare e qytetit të Loutrakit, që njihet për burimet termale dhe kazinotë. Pasdite vonë ngjitja në Kodrën Likavitos, nga ku shihet qytetii Athinës Vizitë panoramike e qytetit: Stadiumi Panathinaikos ose Kalimarmaro, që është vendi ku u zhvilluan lojrat e para moderne olimpike të 1896-es;Kopshti Kombëtar ku gjenden shtatorja e Heroit Kombëtar Karaiskakis dhe Pallati Zappion me kopshtet e tij;Kollonat e tempullit Helen të Zeus-it;Muzeu Akropolis per te vizituar dhe per t’u njohur me teper me kolturen dhe qyteterimin grek ne teresi;Pantheoni ose sic njihet ndryshe Akropolis. Kthimi në Lagjen tradicionale dhe më të vjeter të qytetit, Plaka. Pas dite vazhdon Vizita e Monumenteve të tjera të qytetit: Sheshi Monastiraki, Rruga Tregtare, Ermu, Sheshi Syntagma ose Sheshi i Kushtetutës i njohur për Pallatin e dikurshëm të Mbretit të Greqisë, sot Parlementi. Mbyllet Vizita me shëtitje panoramike: Bulevardi Panepistimiou, Bulevardi El. Venizelou, Stadiou, Muzeu Arkeologjik, Biblioteka kombëtare, Sheshi Omonia, etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Të lirë ose Me Pagesë shtesë:
OPSIONALE: Kroçiere për të vizituar Ishujt grekë, si Hydra, Egjina dhe Poros, nga ora 08:00 deri në orën 19:30.
- Qëndrimi në ishullin e Hydras - 2 orë;
- Qendrimi në ishullin e Poros - 1 orë;
- Qëndrimi në ishullin e Egjina - 2 orë;
Dreka Bufe në Kroçiere - Program Argëtues Muzikor
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Shetitje ne Athine , Nisja për në Aeroportin e Athinës. Fluturimi direkt Athinë - Tiranë. Nisja në orën 23:15. Arritja në Tiranë në orën 23:40.
Në çmim përfshihet
- Biletat e aeroplanit
- Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
- Fjetje 7 Netë, Mëngjes dhe Darkë në Hotel
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Shëtitjet me autobus sipas programit
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
- Lejohet të merret me vete në aeroplan vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në çmim nuk përfshihet
- Shpenzimet shtesë
- Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
- Hyrjet në monumente dhe muzeume
Shënime:
- Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
- Pagesa është e detyrueshme në Euro
- E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
- Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel