Udhëtim në Cote d'azur | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Cote d'azur me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 25 Prill
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 429

 

Nisja
Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
25 Prill
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 429
Për person
23 Maj
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 449
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
25 Prill
Dita e Parë:
Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 20:50. Arritja në Nisë në orën 23:00. Transferi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel.
Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
- Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh.. - Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë. - Nisja për në Frejus, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Frejus, Qytezë e kohës së Perandorisë Romake. - Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi. - Nisja për në Hyeres, Udhëtimi zgjat 1 orë e 15 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Hyeres, Qytezë e kohës së Mesjetës - Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. - Nisja për në Ciotat, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 15 minuta në Ciotat, Qytezë Port Peshkatarësh. - Nisja për në Cassis, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Kalim panoramik pa ndalesë në Cassis, Qytezë Port Peshkatarësh. - Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde, Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Transferi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 22:45. Arritja në Tiranë në orën 00:40.
 

Kujdes:
Në Udhëtimin e Ditës së Tretë janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesa, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel për 3 netë
  • Mëngjeset në hotel
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në aeroplan vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • Personi duhet ta sigurojë vetë vizën hyrëse
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel