Udhëtim në Paris dhe Mynih | 7 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Paris dhe Mynih me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 26 Prill
  •  
    7 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 399

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
7 ditë
€ 399
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
26 Prill

Dita e Parë: 
Nisja nga Prishtina me autobus. Vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites arritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel. l.


Dita e Dytë : 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Arritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.l.


Dita e Trete: 
Mëngjesi në Hotel.
Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 


Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

 


Dita e Pestë: 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Pasdite vonë, Nisja për në Bourg en Bresse. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 


Dita e Gjashtë: 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja Bourg en Bresse për në Gjenevë, në Zvicër. Shëtitje panoramike, ku vizitohen: Muzeu Arianne, Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Vazhdon udhëtimi për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 


Dita e Shtatë: 
Mëngjesi në Hotel.
Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Arritja në Prishtinë.

 




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus Tiranë - Zagreb - Mynih - Paris - Milano - Tiranë.
  • Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Paris, 1 natë në Bourg en Bresse, 1 natë në Zagreb, 1 natë në Mynih dhe 1 natë në Trieste.
  • Mëngjes dhe darkë për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Lundrimi me Anije

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe në se rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel