Dubai


- Oferta Speciale -



DUBAI VITI I RI 2022






Çmimi prej: 1.399€ 1.199€

 


















































Çmimi për person
Hotelet   KAT.   Netët   Tipi i Dhomës   Çmimi 
 
HOTEL BM BEACH   4*   3 Netë   Double Room   1.199€ 
   
HOTEL FIRST COLLECTION JUMEIRAH VILLAGE CIRCLE   4*   4 Netë   Superior Room  


 



 
































Datat e Fluturimit
Datat   Fluturimet   Kompania   Netët
 
26/12/2021 - 03/01/2022   TIA - DXB - TIA   flydubai   7 Netë






 












DETAJET E TURIT


Dita e parë: 26 Dhjetor 2021:

Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.


Fluturimi direkt Tiranë - Dubai.

Nisja nga Tirana në orën 14.30

Arritja në Dubai në orën 22:55.

Transferi me autobus nga aeroporti në hotel.

Sistemimi dhe fjetje në Hotel BM Beach 4*.



Dita e dytë, 27, Dhjetor 2021:

All Inclusive dhe fjetje në Hotel BM Beach 4*. 




Dita e tretë, 28 Dhjetor 2021:

All Inclusive dhe fjetje në Hotel BM Beach 4*.



Dita e katërt, 30 Dhjetor 2021:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si: Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari, etj). Udhëtim për në Dubai. (Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje vizite panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Fjetje në Hotel First Collection Jumeirah Village Circle 4*.



Dita e pestë, 31 Dhjetor 2021:

Mëngjesi në hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Pastaj vizita lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shadërvani Kërcimtar me drita. (Opsionale) Darka Galla e Vitit të Ri. Fjetje në Hotel First Collection Jumeirah Village Circle 4*.



Dita e gjashtë, 1 Janar 2022:

Mëngjesi në hotel. (Opsionale), Ngjitje në ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. (Opsionale) Pasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë



një tur në shkretëtirë me makina 4x4. Mundësi për të bërë foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me zgarë barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Kthimi dhe fjetje në Hotel First Collection Jumeirah Village Circle 4*.



Dita e shtatë, 2 Janar 2022:

Mëngjesi në hotel. Fjetje në Hotel First Collection Jumeirah Village Circle 4*.. (Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoze të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. (Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shadërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transferin nga hoteli. Kthimi dhe Fjetje në Hotel First Collection Jumeirah Village Circle 4*..



Dita e tetë, 3 Janar 2022:

Transferi në Aeroportin e Dubait.


Fluturimi direkt Dubai - Tiranë.

Nisja nga Dubai në orën 10.30

Arritja ne Tirane 13.30.