Crystal Palace

1. Turqi
2. Antalya
3. Side
• Crystal Palace
• 101 fotografi

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona .
.hotel-description {
max-width: 1220px;
column-count: 2;
margin: 0 auto;
margin-top: 30px;<br

Rreth Crystal Palace

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona.
• Pozita:

Hoteli është i vendosur në Colakli, 55km nga aeroporti i Antalisë.

• Vendosja:

Hoteli posedon gjithsej 509 dhoma në ndërtesën kryesore dhe në 4 blloqe. Standard dhoma, përfshirë 5 dhoma për persona me aftësi të kufizuara (23-32m², një dhomë gjumi, një banjë, max.2 apo 3pax), dhoma Familjare  (32-42m²; dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, një banjë max.4pax), dhomat Honeymoon (39m2, pamje direkte nga deti, një dhomë gjumi, një banjo, Jacuzzi, max.2pax), Junior Suita  (44m², një dhomë e gjumit me pjesën e ndejës, pa derë ndarëse, një banjë me Jacuzzi, max.2+1pax), Pasha Suita  (92-100m²; dy dhoma të gjumit të ndara, një dhomë e ndejës, dy banjo - njëra me Jacuzzi, mini kuzhinë, max.4pax). Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me vask/dush, tharëse flokësh, sistem qendror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (pijet jo-alkoolike rimbushen çdo ditë), arkë, qilim në dysheme, TV satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI internet, ballkon.

• Shërbimi:

Ultimate All Inclusive - 24 orë ushqim dhe pije, faculeta aromatike në arritje si dhe pije tradicionale Turke - shërbet, mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka dhe darka, bufe Dietale, mëny speciale për fëmijë, restorant me ushqime të lehta gjatë ditës, akullore gjatë ditës, pasdite ëmbëlsira, çaj dhe kafe, snacks gjatë mbrëmjes, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi, A’la Carte restorant me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit (Turke, Italiane, Meksikane, “Far-East”). Me pagesë: pijet alkoolike premium nga importi, verërat internacionale dhe ato speciale, shërbimi në dhomë, lëngu i freskë frutash, pijet energjetike, A’la Carte restoranti Mediterranean.

• Përmbajtja:

Restorant kryesor - Lalezar bufe e hapur, A’la Carte restorant - Tugra (kuzhinë Turke), El Torito (kuzhinë Meksikane), La Murano (kuzhinë Italiane), Bonsai (kuzhinë Kineze), Mediterranean (restourant peshku), bare përgjatë kompleksit hotelierik, pastiqeri, Saphir Disco Club. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, floktari, qendra tregtare, telefoni, faksi, internet, lojëra kompjuterike, rent a car. Interneti WI-FI është pa pagesë rreth hotelit.

• Plazhi:

Hoteli posedon plazhin privat me guralecë, shtretërit, ombrellat e diellit, peshqirët (me deposit) janë pa pagesë.

• Sporti dhe Argëtimi:

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, teren për tenis, volejboll, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, mini golf, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, dhomë me avull, dhoma me borë, dhoma me kripë, Jacuzzi, janë pa pagesë. Me pagesë: masazhi, SPA dhe qendra bukurisë, SPA pishinë, të gjitha sportet ujore, ndriçimi dhe pajisjet për teren tenisi, bowling, biliardo.
Programe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës si dhe show programe speciale në mbrëmje, kinema. Mini klub për fëmijë prej moshës 04 - 12 vjet, gjatë ditës si dhe mini Disko në mbrëmje.

RENOVIMI: 2018

• Uebsajti i hotelit

Lokacioni