Aska Lara Resort & Spa

1. Turqi
2. Antalya
3. Lara
• Aska Lara Resort & Spa
• 109 fotografi
• Afer plazhit
• Aqua park
• Pishinë e brendshme dhe e jashtme
• Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
• Pishinë të mbrendshme
• Children friendly
• Ideale për familje
• Pishinë e hapur
• Fëmitë deri në 11.99 vjeç - pa pagesë në hotel
• Fitness
• Fitness & SPA

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona .
.hotel-description {
max-width: 1220px;
column-count: 2;
margin: 0 auto;
margin-top: 30px;<br

Rreth Aska Lara Resort & Spa

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona.
• Pozita:

Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 12km nga aeroporti i Antalisë dhe 12km nga qendra e qytetit.

• Vendosja:

Hoteli posedon gjithsej 545 dhoma. Dhoma Ekonomike (18m², një dhomë gjumi, një banjë, pa ballkon max.2+1pax), dhoma standarde (20-24m², një dhomë gjumi, një banjë, disa janë me ballkona francez, max.3+1pax), dhoma Suita Familjare (48-50m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, dy banjo max.4+1pax), dhoma Lidhëse (40-48m², dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes dhe dy banjo, max.4+1pax). Të gjitha dhomat janë me banjë private me dush, tharëse flokësh, sistem të ndarë klimatizimi, telefon direkt, mini bar (ujë, pije jo-alkoolike, birra, rimbushen çdo ditë), set për çaj dhe kafe, arkë, dysheme laminati, TV satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI, ballkon.

• Shërbimi:

Ultra all inclusive - bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, ushqime të lehta gjatë ditës dhe në orët e vonshme, të gjitha pijet vendore alkoolike dhe jo-alkoolike dhe disa të importuara, akullore pasdite në orë të caktuara, Beach snack bar nga ora 10:00 – 23:30. Me pagesë: pijet speciale nga importi, pijet në shishe, verërat speciale, verërat e importuara, lëng i freskët portokalli, shërbimi në dhomë. A’la Carte restaurant me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

• Përmbajtja:

Restoranti kryesor me bufe të hapur. A’la Carte restaurantet: Mozaik - Turk, La Perla - Italian, Missina - Peshku dhe Mandarin - Kinez, bare përreth tërë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, telefon, faks, internet dhe lojëra kompjuterike, qendër tregtare, rent a car. WI – FI internet në tërë hapësirën e hotelit dhe nëpër dhoma është pa pagesë.

• Plazhi:

Plazhi i hotelit është me rërë dhe guralec, 500 nga hoteli (matanë rrugës), shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë. Transferi (gjatë gjithë ditës, çdo 15 minuta nga ora 08:30 – deri ne 24:00) nga hoteli është pa pagesë.

• Sporti dhe Argëtimi:

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, 9 rrëshqitëse uji, terene tenisi, banjë Turke, banjë me avull, sauna, basketboll, gjimnastikë, volejboll plazhi, pikado, ping-pong, qendër fitnesi. Me pagesë: sportet ujore, biliardo, pajisjet për tenis, të gjitha masazhet dhe tretmanet në SPA qendrën.
Programe argëtuese gjatë ditës dhe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej 03 - 12 vjet dhe Texas Town për grupin e vogël (12 - 16 vjeç).

RENOVIMI: 2016

• Uebsajti i hotelit

Lokacioni