Udhëtim në Bukuresht dhe Brasov | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Bukuresht dhe Brasov me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  • Nisje me 17 Maj
  • 4 ditë
  • Bed & Breakfast
  • Tirana Airport
+
prej € 239

Nisja
Tipi i dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
17 Maj
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 239
Për person
31 Maj
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 239
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
17, 31 Maj

Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Bukuresht. Nisja më 15:15 - Arritje në Bukuresht më 17:40. Transferi për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Arritje në Brasov. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae. Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. Vazhdon Udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I. Vazhdon Udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Dracula. Vazhdon Udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Në mbrëmje OPSIONALE: Hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Transferi për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 13:05- Arritje më 13:35.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel me 3 yje
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në aeroplan vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Personi duhet ta sigurojë vetë vizën hyrëse
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel