Udhëtim në Athinë | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Athinë me shërbim fjejtje me mëngjes, transferin dhe shetitjet sipas programit
  • Nisje me 11 Prill
  • 4 ditë
  • Bed & Breakfast
  • Tirana Airport
+
prej € 299

Nisja
Tipi i dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
11 Prill
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 299
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
11 Prill

Dita e Parë:
Fluturimi direkt Tiranë - Athinë. Nisja në orën 15:15. Arritja në Athine në orën 17:40. Transferi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.


Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel.
Transferi me Autobus për në Korinth. Ndalesa e parë në Kanalin e Korinthit, që lidh Gjirin e Korinthit dhe Detin Jon me Egjeun. Vazhdon vizita në qytetin e Korinthit Antik, nje zonë e jashtëzakonshme arkeologjike e antikitetit Helen. Gjatë pasdites vizitë e qytetit të ri të Korinthit dhe zona bregdetare e qytetit të Loutrakit, që njihet për burimet termale dhe kazinotë. Pasdite vonë ngjitja në Kodrën Likavitos, nga ku shihet qytetii Athinës Vizitë panoramike e qytetit: Stadiumi Panathinaikos ose Kalimarmaro, që është vendi ku u zhvilluan lojrat e para moderne olimpike të 1896-es;Kopshti Kombëtar ku gjenden shtatorja e Heroit Kombëtar Karaiskakis dhe Pallati Zappion me kopshtet e tij;Kollonat e tempullit Helen të Zeus-it;Muzeu Akropolis per te vizituar dhe per t’u njohur me teper me kolturen dhe qyteterimin grek ne teresi;Pantheoni ose sic njihet ndryshe Akropolis. Kthimi në Lagjen tradicionale dhe më të vjeter të qytetit, Plaka. Pas dite vazhdon Vizita e Monumenteve të tjera të qytetit: Sheshi Monastiraki, Rruga Tregtare, Ermu, Sheshi Syntagma ose Sheshi i Kushtetutës i njohur për Pallatin e dikurshëm të Mbretit të Greqisë, sot Parlementi. Mbyllet Vizita me shëtitje panoramike: Bulevardi Panepistimiou, Bulevardi El. Venizelou, Stadiou, Muzeu Arkeologjik, Biblioteka kombëtare, Sheshi Omonia, etj. Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel.
Të lirë ose Me Pagesë shtesë:
OPSIONALE: Kroçiere për të vizituar Ishujt grekë, si Hydra, Egjina dhe Poros, nga ora 08:00 deri në orën 19:30.
- Qëndrimi në ishullin e Hydras - 2 orë;
- Qendrimi në ishullin e Poros - 1 orë;
- Qëndrimi në ishullin e Egjina - 2 orë;
Dreka Bufe në Kroçiere - Program Argëtues Muzikor


Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel.
Shetitje ne Athine , Nisja për në Aeroportin e Athinës. Fluturimi direkt Athinë - Tiranë. Nisja në orën 23:15. Arritja në Tiranë në orën 23:40.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Fjetje 7 Netë, Mëngjes dhe Darkë në Hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në aeroplan vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel