Udhëtim në Zagreb, Sarajevë | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Zagreb, Sarajevë me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 21 Mars
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 179

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 179
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
21 Mars

Dita e Parë: 
Nisja nga Prishtina me autobus. Vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Arritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes, e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Arritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.l.


Dita e Dytë : 
Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt Split. Arritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Zagreb. Arritja në Zagreb. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.l.


Dita e Trete: 
Mëngjesi në Hotel.
Parasdite, Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shë Markut, etj. Pasdite nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Sarajevë. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 
Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon Udhëtimi për në Prishtinë. Arritja në Prishtinë.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi
  • Mëngjese në Hotel, Darkat në Neum dhe Sarajevë
  • Shëtitjet me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe në se rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel