Festat e Fundvitit në Barcelonë | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Barcelonë për Festat e fundvitit me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje 29 Dhjetor
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 499

 

Nisja
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
29 Dhjetor
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 499
Viti i Ri




Detajet e udhëtimit

Nisja
29 Dhjetor

Dita e parë:

Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 18:10, Arritja në Barcelonë në orën 21;00. Transferi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel


Dita e dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë.


Dita e tretë:

Mëngjesi në Hotel. 
Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.

 

Dita e katërt:

Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Montserrat, ku ndodhet Manastiri i Montserratit.
Transferi në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:40. Arritja në Tiranë në orën 00:15.

 




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 25cm.




Në çmim nuk përfshihet

  • Viza hyrëse
  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithqka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • Personi duhet ta sigurojë vetë vizën hyrëse
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel