Udhëtim në Bukuresht, Shkup dhe Sofje | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Bukuresht, Shkup dhe Sofje me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 25 Nëntor
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 179

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 179
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
25 Nëntor
Dita e Parë: 
Nisja prej Prishtine me autobus në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbrritja në Shkup dhe pushim per dreke. Nisja nga Shkupi në drejtim te Bullgarisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbrritja në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
 

Dita e Dytë:
 
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Pasdite nisja për në Bukuresht. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Bukuresht. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
 

Dita e Tretë:
 
Mëngjesi në Hotel.
Paradite, Vizitë panoramike e Bukureshtit. E fillojme me vizitë jashtë Bukureshtit: Manastiri Snagov, ku mendohet se është varrosur Vlad Tepes, i njohur si Dracula. Me pas i drejtohemi qendres se qytetit te Bukureshtit ku vizitohen: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasherit dhe Ndërtesa e Parlamentit. Vizite ne qytetitn e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Gjate Drekes - Shetitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Kohe e lire per te konsumuar dreke. Pasdite, vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.
 

Dita e Katërt:
 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Prishtine Gjatë rrugës pushime të shkurtra për kafe, drekë dhe darkë..




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodimi në hotel për 3 netë qendrim
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Viza hyrëse
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel