
Udhëtim në Indi dhe Dubai | 8 ditë
- Nisje me 21 Qershor
- 8 ditë
- Bed & Breakfast
- Tirana Airport
Detajet e udhëtimit
Dita e Parë:
Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 - Arritja në Dubai në orën 21:55 . Transferi me autobus nga aeroporti në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel.
Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
(Opsionale), Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Transferi në aeroportin e Dubait. Nisja nga Dubai më 22:15. Arritja në Delhi në orën 03:05. Pritja në aeroportin e Delhit. Transferi me autobus komod për në hotel. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë:
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Arritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Arritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë:
Mëngjesi ne Hotel.
Nisja për në Qutub Minar. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Vazhdon udhëtimi për në Delhi. Mbrritje në Delhi. Të lirë pë Shopping. Transferta për në Aeroport.
Dita e Tetë:
Nisja nga Delhi në orën 04.00. Fluturimi Delhi – Tiranë nëpërmjet Dubait. Arritja në Tiranë në orën 13:00.
Në çmim përfshihet
- Biletat e aeroplanit
- Transferi nga aeroporti në hotel në Dubai dhe në Indi dhe anasjelltas
- Akomodimi në hotel në Dubai me mëngjeset në hotel
- Akomodimi në hotel në Indi me mëngjeset në hotel
- Shëtitjet me autobus sipas programit
- Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
- Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël
- Guida vendase në disa Shëtitje.
Në çmim nuk përfshihet
- Vizë hyrse - €100 per Emirate dhe €50 për Indi
- Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
- Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €37
- Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €55
- Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
- Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47
Shënime:
- Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
- Pagesa është e detyrueshme në Euro
- Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
- Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë: 1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
- E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
- Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel