Udhëtim në Dubrovnik | 3 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Dubrovnik me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 08 Mars
  •  
    3 ditë
  •  
    Half Board
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 139

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Half Board
3 ditë
€ 139
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
08 Mars

Dita e Parë: 
Nisja nga Prishtina me autobus. Vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi, ku ndalesa jonë e parë do jete qyteti magjepsë të Kotorrit, me arkitekturen e tij te vecante veneciane dhe kështjellen qindravjecare Ilire. Vizitë e shkurtër e qytetit. Mbasi kemi vizituar Kotorrin i drejtohemi Portit të Sheikve (marre nofkën pas Fondit të Investimit të Dubait) në Qytetin e Tivatit, duke shijuar perendim në portin e yachteve. Nisja per në Cavtat dhe një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Akomodimi dhe darkë në hotel l.


Dita e Dytë : 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut dhe Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Akomodimi dhe darkë në hotell.


Dita e Trete: 
Mëngjesi në Hotel.
Kalimi me traget nga Gjiri i Kotorrit. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë rreth 2 orë dhe në qytetin e Budvës ku do njihemi me historinë që mbartin muraja mesjetare e qytetit të vjetër, Citadela, Statuja e Valltares si dhe Marina e Yachteve e qytetit. Me pas vazhdojme udhëtimin për në Prishtinë.

 




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodim në hotel 4* per 2 netë qëndrimi
  • Mëngjes dhe darkë për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Taksat e qytetit 2 euro per person per natë.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe në se rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel