Udhëtim në Bregdetin Dalmat | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Bregdetin Dalmat me shërbim fjejtje, mëngjes dhe darkë si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 24 Prill
  •  
    4 ditë
  •  
    Half Board
  •  
    Autobus
 
+
 
prej €169

Nisja
Tipi i dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
24 Prill
Double Room
Half Board
4 ditë
€ 169
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
24 Prill

Dita e Parë: 
Nisja nga Prishtina me autobus. Vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva qëndrohet rreth 1:30 orë, ku vizitohet: Kisha e Shën Ivanit, e Tre Shenjtorëve dhe e Santa Maria di Punta, dhe Monumenti më i vizituar, “Valltarja e Budvas”. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes, e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Arritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.


Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel.
Rreth orës 08:00, nisja për në Shibenik, ku kalohet nga pjesa më e bukur e bregdetit Dalmat me panorama te mrekullueshme. Arritja në Shibenik, ku vizotohet: Katedralja e Shën Jakovit, Bashkia e vjetër e qytetit, Pallati Knezeva, si dhe lagjen e vjetër me elementet karakteristik Kroat. Gjatë pasdites vizitohet: Parku Krka, një nga Parqet më të bukura natyrore te Kroacise. Vazhdon udhëtimi drejt Zadarit. Arritja në Zadar. Sistemimi dhe Darka në Hotel.



Dita e Tretë: 
Mëngjesi në hotel.
Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Pasdite vazhdon udhëtimi drejt Splitit. Arritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për në Neum. Arritja në Neum. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.



Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr, do të vizitohet Sheshi i Armeve, Katedralja e Shën Trifonit etj. Vazhdon udhëtimi për në Prishtinë.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me Autobus
  • Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi në Neum dhe 1 natë në Zadar
  • Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel