Udhëtim në Strasburg dhe Shtutgart |4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Strasburg dhe Shtutgart me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 11 Prill
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej€ 379

 

Nisja
Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
11 Prill
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 379
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
11 Prill

Dita e Parë :  
Fluturimi me aeroplan për në Bazel. Nisja nga Tirana në orën 13:55. Arritja në Bazel në orën 16:15. Nisja për në Baden - Baden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Transferi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Dytë : 
Mëngjesi në Hotel.
Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për nëpër në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Tiranë. Nisja në orën 16:45. Arritja në 18:45.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani
  • Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në aeroplan vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra)




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnëkushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Travel Agency!