Pranverë në Barcelonë dhe Rivierën Franceze | 7 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Barcelonë dhe Rivierën Franceze me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 26 Prill
  •  
    7 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 399

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
7 ditë
€ 399
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
26 Prill

Dita e Parë: 
Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat.Vazhdimi i udhetimit për në Rijeka. Arritja në Rijeka. Sistemimi në Hotel.


Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Nisë. Ndalesë e shkurtër në Monte Carlo për rreth 2 orë, ku vizitohet  ku do të vizitohen Kodra La Rocher Ku gjendet Muzeu Oqeanik, Parku i Greys Kelly, Katedralja e Shen Nikolles, më vonë vizita vazhdon në Portin e Condemine si dhe te Kazinoja e Monte Carlos. Vazhdimi i udhëtimit për në Nisë. Arritja në Nisë. Sistemimi në Hotel. Shëtitje në mbrëmje në Nisë ku do të vizitohen Rruga Kryesore e qytetit Rue de Jean Medecine, Esplanade Des Anglais, Sheshi Massena, Katedralja e Shën Nikollës, Palais de Justice.


Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Barcelonë. Ndalesë e shkurtër në Kanë (Cannes) për rreth 2 orë, ku do të vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Arritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.


Dita e Katërt
Mëngjesi në Hotel.
Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike, Sagrada Familja. Vazhdon vizita në këmbë duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume, do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe me pas vizitohet Muzeu Picasso, etj. Pasdite e lirë. Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë
Mëngjesi në Hotel.
Paradite, vizitë në Manastirin e Monserratit. Pasdite, Nisja për në Marsejë. Arritje në Marsejë, ku vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit: Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D'Aix,  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Gjashtë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja në ora 8.00 për në Milano. Gjatë rrugës nalesa të shkurtra. Arritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Shtatë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Arritje në Tiranë.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodim 2 netë në Barcelonë, 1 natë në Rijeka, 1 natë në Nisë, 1 natë në Marsejë dhe 1 natë në Trieste.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Viza hyrëse
  • Gjithqka që nuk është përmendur në këtë program

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel