Udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi - Plazh në Maldive

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Dubai dhe Abu Dhabi si dhe Plazh në Maldive. Shërbimi fjejtje me mëngjes dhe All-inclusive dhe transportin Aeroport - Hotel - Aeroport.
  •  
    Nisje me 22 Mars
  •  
    8 ditë
  •  
    BB dhe AI
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej €1799
Nisja
Tipi i dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi
22 Mars
Double Room
BB & AI
8 ditë
€ 1799
Per person
05 Prill
Double Room
BB & AI
8 ditë
€ 1799
Per person
19 Prill
Double Room
BB & AI
8 ditë
€ 1799
Per person




Detajet e udhëtimit

Nisja
22 Mars

Dita e Parë:
Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 13:50 - Arritja në Dubai në orën 21:05 . Transferi me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel.
Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar. (Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. (Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferi nga Hoteli. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. (Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai. (Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Transferi në Aeroportin e Dubait.


Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai. (Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Transferi në Aeroportin e Dubait.


Dita e Pestë:
Fluturimi direkt Dubai - Maldive. Nisja nga Dubai në orën 02:00 - Arritja në Maldive në orën 07:00. Transferi për në Resort me Speed Boat. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.


Dita e Gjashtë:
All Inclusive dhe Fjetje në Resort.


Dita e Shtatë:  
All Inclusive në Resort. Transferi për në Aeroport me Speed Boat. Fluturimi Maldive - Dubai - Tiranë . Nisja nga Maldive në orën 23.45.


Dita e Tetë:
Arritja në Tiranë në orën 13:00




Në çmim përfshihet

  • Bileta e aeroplanit
  • Transferi nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Maldive dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel
  • Akomodimi në Hotel në Maldive (Malahini Maldive 4*) me All Inclusive në Hotel
  • Shëtitjet me Autobus sipas Programit
  • Shoqërues në shqip në Dubai
  • Guida vendase në disa Shëtitje




Në çmim nuk përfshihet

  • Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transferi - €42
  • Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €49
  • Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfer - €55
  • Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfer - €47
  • Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfer - €47

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Udhëtimet janë në Grupe
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Ky udhëtim kërkon një pasaportë biometrike të;vlefshme minimum prej 6 muajsh nga data e udhëtimit
  • Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si më poshtë: 1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel