All Inclusive në Korfuz | 3 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Korfuz me shërbim All Inclusive dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 05 Prill
  •  
    3 ditë
  •  
    All Inclusive
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 119

 

Nisja
Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
05 Prill
Double Room
All Inclusive
3 ditë
€ 119
Për person
12 Prill
Double Room
All Inclusive
3 ditë
€ 119
Për person
19 Prill
Double Room
All Inclusive
3 ditë
€ 129
Për person
26 Prill
Double Room
All Inclusive
3 ditë
€ 129
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
05 Prill

Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 22:00 të një nate më parë. Udhëtimi për në Igumenicë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Kalimi i Qafë Botë/Mavrommati rreth orës 06:00. Igumenica është një qytet bregdetar në Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë. Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta. Transferi nga Porti Korfuzit për në Hotel. Sistemimi në Hotel. All Inclusive në Hotel. Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë:
All Inclusive në Hotel Vizitë në Korfuz.
- Kështjella e Vjetër është një kështjellë Veneciane në Korfuz që shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine. - Sheshi Spianada është Monumenti më domethënës i qytetit, Thuhet se është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen Spanadën në nje shesh publik. - Pallati i St. Michael dhe St. George është një pallat, që ka shërbyer në origjinë si residencë e Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Vetëm nga jashtë. - Listoni elegant pjesë e Spianada është shëtitorja më popullore dhe zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën Harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga Francezët më 1807 sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris. - Kisha St. Spyridon është një Kishë Ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të Shenjtorit St Spyridon. Eshtë kisha më famshme në Korfuz me Këmbanoren më të lartë në Ishujt Jonianë. - Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar Galerish dhe Ndarjesh. - Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të stilit Venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka shërbyer si klub fisnikësh, më pas si Teatër dhe që nga 1903 si Bashki. Vetëm nga jashtë. - Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) është spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top, nga ku mund të shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogël e Panagia Vlaherna, e lidhur me tokën me një rrugicë të ngushtë. - Pallati Achilleion është ndërtuar më 1890 ekskluzivisht për Perandoreshën e Austrisë, Elizabeth (sissy) Eshtë përdorur si residencë verore e Perandorit, që e emëroi Achillion, emri i heroit Grek. Pas vrasjes së tij, i është shitur Perandorit Gjerman. Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë:
All Inclusive në Hotel.
Transferi nga Hoteli në Portin e Korfuzit. Lundrimi nga Korfuzi në Igumenicë. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta. Më të Arritur në Igumenicë, Nisja për në Shqipëri. Kalimi i Kufirit në Qafë Botë/Mavrommati Arritja në Tiranë vonë pasdite.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus dhe target
  • Akomodimi në Hellinis 3*
  • All Inclusive për të gjithë ditët e qëndrimit
  • Vizitë me Shoqërues Shqiptar ne qytetin e Korfuzit




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Gjithqka që nuk është përmendur në këtë program
  • Taksë lokale Qëndrimi klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel.
  • Hotele me 1-2 yje – 1.5 euro për dhomë për natë,
  • Hotele me 3 yje – 3 euro për dhomë për natë,
  • Hotele me 4 yje – 7 euro për dhomë për natë,
  • Hotele me 5 yje – 10 euro për dhomë për natë;

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Ne hotel Hellinis behte fjetje dhe mengjes ndersa All Inclusive eshte ne hotel Alexandros
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Travel Agency!