Udhëtim në Pragë dhe Vjenë | 7 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Pragë dhe Vjenë me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe shëtitje me autobus sipas programit.
  •  
    Nisje me 28 Prill
  •  
    7 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Autobus
 
+
 
prej € 299

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
7 ditë
€ 299
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
28 Prill

Dita e Parë
Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Arritja në Split. Sistemimi në Hotel në Split ose Zadar.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Arritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.


Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Arritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.


Dita e Katërt
Mëngjesi në hotel.
Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel. 


Dita e Pestë
Mëngjesi në Hotel.
 Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 


Dita e Gjashtë
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Arritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.


Dita e Shtatë
Mëngjesi ne Hotel.
Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Arritja në Tiranë.




Në çmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus
  • Akomodim në hotele: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split ose Zadar, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës




Në çmim nuk përfshihet

  • Shërbimet shtesë
  • Viza hyrëse
  • Gjithqka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Opsionale: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. €10

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel