Krociere në Dubai dhe Abu dhabi

Fibula Travel, ju ofron Kroçiere në Dubai dhe Abu dhabi me shërbim fjejtje, mëngjes, drekë, darkë si dhe transferin Aeroport - Hotel - Aeroport.
  •  
    nisje me 28 Dhjetor
  •  
    8 ditë
  •  
    BB dhe FB
  •  
    Fluturim
 
+
 
nga € 1199

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Akomodimi
Çmimi prej
 
Double Room
BB dhe FB
8 ditë
€ 1199
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
28 Dhjetor

Dita e Parë: 
Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi. Nisja nga Tirana në orën 17:40 - Arritja në Abu Dhabi në orën 01:35 . Transferi me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel.
Imbarkimi në Kroçieren Costa Toscana. Nisja në orën 20.00. Darkë në Kroçiere. 


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Kroçiere.
Arritja në Dubai në orën 08:00. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qendra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
Drekë në Kroçiere.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
Darkë në Kroçiere.


Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Kroçiere.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit.
Drekë në Kroçiere.
Darkë në Kroçiere.


Dita e Pestë: 
Mëngjesi në Kroçiere.
(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Darkë në Kroçiere. Nisja në orën 23:59.


Dita e Gjashtë: 
Mëngjesi në Kroçiere.
Arritja në Abu Dhabi në orën 10:00. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj).  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel


Dita e Shtatë: 
Mëngjesi në Hotel.
Opsionale:  Parku Ujor Yas Waterworld Abu Dhabi. Fjetje në Hotel.
Opsionale: Parku Lojrave Ferrari World.


Dita e Tetë: 
Mëngjesi në Hotel.

Transferi në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi  - Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 - Arritja ne Tirane 16:55.

 




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Shëtitjet me Autobus në Dubai dhe Abu Dhabi
  • Akomodim 4 net në Kroçieren Costa Toscana
  • Mëngjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere
  • Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit
  • Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere
  • Taksat Portuale




Në çmim nuk përfshihet

  • Viza hyrëse
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume
  • Ekskursionet që ofron Kroçierja
  • Ekskursionet Opsionale

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel