Udhëtim në Mynih, Shtutgart, Nuremberg | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron Udhëtim në Mynih, Shtutgart, Nuremberg me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 29 Prill
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 379

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 379
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
29 Prill

Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Mynih. Nisja më 07.10 - Arritje më 09:20. Nisja për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Arritje në Shtutgarrt. Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel.
Nisja për në Nuremberg. Udhëtimi zgjat 3 orë. Arritja në Nuremberg. Vizitë e qytetit Nuremberg rreth 4 orë: Vizitohen: Kështjella Kaiserburg, Kisha Sebaldus, Shatërvani Schöner Brunnen, etj. Nisja për në Mynih. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Arritje në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel.
Transferi për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Tiranë. Nisja nga Mynih më 09.55 - Arritje në Tiranë më 11.50.

 




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.




Në çmim nuk përfshihet

  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Oraret e nisjes dhe arritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel