NJOFTIM - FLUTURIMI PRISHTINË-ANTALYA

01 Tetor 2022
Duke ju falenderuar secilin nga ju qe keni zgjedhur FIBULA TRAVEL si partnerin tuaj per fluturimet ne ANTALYA gjate vitit 2022,
deshirojme te ju njoftojme me detajet e udhetimit dhe pikat qe duhet te merren parasysh patjeter gjate rrugetimit dhe arritjes ne ANTALYA.

KUJDES:
- Cdo klient duhet të jetë i paisur me Voucher dhe Bilete, të paktën 150 minuta përpara fluturimit. Cdo vonese ne kete pike, shkon direkt ne pergjegjesin e klientit per humbjen eventuale te fluturimit. 

- Cdo pasagjerë duhet të ketë pasaportë valide minimum 6 Muaj nga data e hyrjes në Republikën e Turqisë, në menyrë që të lejohet në udhëtim. Kurse cdo pasagjere me pasaport jo Kosovare, ka per detyre ta kontrolloj a eshte e nevojshme pajisja me vize per hyrje ne Turqi, psh. me pasaport te SHBA-ve duhet merret Viza.


FLUTURIMI TK7885:
ORARI I REKOMANDUAR I PARAQITJES NE AEROPORT: 00:20
(ne mëngjesin e datës 01 Tetor 2022)

MBYLLJA E CHECK-IN, BEHET NE ORA: 01:50
(pas kësaj kohe nuk pranohen më pasagjerët ne fluturim)

NISJA E FLUTURIMIT, ORARI I FLUTURIMIT: 02:40
(në bazë të planifikimit të orareve zyrtare nga aviokompania)

*Rekomandim: Ju lutem kontrolloni biletat dhe voucherat që të jeni te sigurt në një organizim sa më te këndshëm për pushimet verore në Antalya.

*Fibula Travel nuk merrë përsipër asnjë përgjegjësi nëse pasagjeri nuk i respekton pikat më sipër dhe si rezultat e humb fluturimin.


PRITJA NË AEROPORT:
- Pritja ne airoportin e Antalya-se do të bëhet në cilin do prej PERSONAVE - Duke Ndjekur TABELEN FIBULA TRAVEL, Sipas Logos se VOUCHER'it - Aty do te kemi edhe Guidat tona, për pritjen dhe organizimin e klienteve, apo te cfaredo ankese ne oret e hershme te arrijtes. - Të gjithë klientët që kanë transfertë private, do të priten me Emrin e Tyre personal dhe FIBULA Travel, vonesa teknike eventuale qe mund te paraqiten nuk do te thote qe transferi nuk ka ardhur per ju, andaj ju lutem konsultohuni me guidat.

AKOMODIMI NË HOTEL:
- Nga secili VOUCHER qe ju kemi përcjell e keni të specifikuar kohën e check-in (në ora 14:00), dhe rregullat në këtë drejtim, andaj ju lutem që ti këshilloni klientët që pranimi i dhomës më herët se ai orar, bëhet vetëm nëse hoteli ka dhoma të lira, përndryshe praktikohet rregulli si në voucher. Përvec në raste të veqanta kur një gjë e tillë paguhet ose para-konfirmohet me hotel.

- Njësoj vlen edhe rregulli për klientët që insistojnë ne Late-Checkout apo në mbajtjen e dhomës në ditën e fundit me gjatë se në voucher. Dmth bëhet e mundur vetëm nëse hoteli pranon, dhe është në përgjegjësin e hotelit, dhe jo të agjencisë ose Tour Operatorit. Gjithashtu late-checkout nese hoteli ka vende, eshte kundrejt nje pagese shtese qe mund te negociohet aty per aty me hotelin apo guidat tona.

- Ankesat: ju lutemi nëse keni ndonjë ankesë apo probleme të cfarëdolloji, ti raportoni ato menjëhere me ne, në menyrë që ne të angazhojmë guidat tona atje për të organizuar sa më shumë gjërat dhe që te ndaheni te kënaqur me pushimin tuaj. Cdo ankesë me vendë merret parasysh dhe duhet te raportohet menjëhere që të marrë pergjigjen. Ankesat fillimisht duhet te raportohen tek Guidat tona, qe te percjellen pastaj tek personat pergjegjes ne hotele.

Me respekt,
FIBULA TRAVEL TEAM

Kontakti:
mail | info@fibula-ks.com
Viber&Whatsapp | +383 45 24 25 26, +383 49 24 25 26
CALL CENTER | 038 400 020




Orientohuni në numrat e fluturimit: TK7885