Concorde de Luxe Resort

  1. Turqi
  2. Antalya
  3. Lara
  • Concorde de Luxe Resort
  • 70 fotografi
  • Rekomandimi ynë
  • Plazh me rërë
  • Aqua park
  • WiFi falas
  • Best buy
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • Fusha Tenisit
  • Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
  • Children friendly
  • Ideale për familje
  • Në plazh
  • Fitness & SPA

CONCORDE DE LUXE RESORT - 5* - LARA - ANTALYA POZITA: Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 10km nga aeroporti dhe 16km nga qendra e qytetit të Antalisë. VENDOSJA: Hoteli posedon gjithsej 401 dhoma. Standard Deluxe dhoma janë (28-32m²; 2+1pax), Duplex dhoma (47m²;2+2pax, në katin e parë dy shtretër, banjë, në katin e dytë një dhomë gjumi dhe banjë, mirëpo nuk ka dyer ndarëse në mes kateve, t

Rreth Concorde de Luxe Resort

CONCORDE DE LUXE RESORT - 5* - LARA - ANTALYA

POZITA:
Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 10km nga aeroporti dhe 16km nga qendra e qytetit të Antalisë.

VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 401 dhoma. Standard Deluxe dhoma janë (28-32m²; 2+1pax), Duplex dhoma (47m²;2+2pax, në katin e parë dy shtretër, banjë, në katin e dytë një dhomë gjumi dhe banjë, mirëpo nuk ka dyer ndarëse në mes kateve, të gjitha janë me pamje nga deti), Junior Suita (43-56m²;max.4pax, seksioni i ndejës dhe një banjë e vogël në hyrje të dhomës, një dhomë gjumi me banjë, pamje nga toka ose deti), Suita Familjare (55-68m²; max.4pax, një dhomë e ditës, e ndarë me derë rrëshqitëse dhe banjë, një dhomë gjumi e madhe me banjë e cila ndahet me derë nga dhomat tjera, të gjitha me pamje nga deti), si dhe Grand Suitë dhoma (61–70m²; dy dhoma gjumi, dy banjë dhe seksioni ditor, të gjitha me pamje nga deti) dhe Royal Suitë (81-134m²; të vendosura në katet e sipërme të hotelit). Të gjitha dhomat janë të dekoruara në stilin modern, me banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (ujë, lëngje, birrë, rimbushet çdo ditë), arkë, TV satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI, qilim në dysheme si dhe ballkon.

SHËRBIMI:
Deluxe All Inclusive–bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqim i lehtë me dy meny të ndryshme, dreka, pasdite ushqime të lehta, darka, ushqim i lehtë në orët e vona. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike standarde vendore si dhe nga importi, shërbimi në dhomë në mes 01:30 - 07:00 nga menyja dhe shërbehet vetëm ushqimi, shporta me pemë në dhomë në arritje. Me pagesë: Pijet luksoze nga importi, verërat e vjetra, të gjitha pijet në shishe, Habana puro bar, Vinario bar i verës, të gjitha restorantet A’la Carte (me pagesën shtesë) dhe verërat speciale në restorantet A’la Carte, nargile, shërbimi në tendë (kënde të veçanta në plazh me pagesë).

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor Le Buffet - me bufe të hapur, A’la Carte restoranti - Da Vinci (kuzhinë Italiane), Asiana (kuzhinë Kineze dhe Japoneze), Dafne (kuzhinë Turke), Poseidon (Peshku), Vinario (biftek restoranti, fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk lejohen), BBQ. Të gjitha A’la Carte restaurantet me rezervim paraprak, ushqimi në oborr (ushqim i shpejtë – vetëshërbim), Neyzen Pancake Pavilion(petulla Turke), Café Mundo (shërbim i kafes dhe pastiqeri), bare përgjatë tërë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje dhe pastrim kimik, hekurosje, floktari, telefoni dhe faksi, lojërat me kompjuter, rent a car, qendër tregtare. WI-FI përgjatë tërë hotelit është pa pagesë.

PLAZHI:
Hoteli posedon plazh privat, rërë, shtretërit, ombrellat e diellit si dhe peshqirët janë pa pagesë. Pavijonet në plazh janë me pagesë shtesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendra e fitnesit, banjë Turke, saunë, banjë me avull, Jacuzzi, 2 terene tenisi dhe ndriçimi për tenis, volejboll plazhi, basketboll, sportet ujore pa motor, Mini futboll, mini golf, ping-pong. Me pagesë: sportet ujore me motor, SPA & Wellness qendra, bowling, biliardo, dhomë me avull, masazha, shkolla e zhytjes. Program argëtimi gjatë ditës dhe show programe në mbrëmje. Netë të veçanta çdo javë, Gala darka çdo 14 ditë, muzikë live. Dombo mini klub për fëmijë nga mosha 04 -12 vjeç.


www.concordehotel.com.tr




Lokacioni