DUBAI 3

Dubai | Viti i Ri 2022

Super Top Ofertë

Festoje Vitin e Ri me ofertën tonë speciale.
  •  
    Nisja me 27 Dhjetor
  •  
    8 ditë/ 7 netë
  •  
    AI dhe BB
  •  
    Fluturim
 
+
 

nga € 999

Fluturimi

flydubai
flydubai
 
Wizzair
 
Tiranë
Dubai
flydubai
 
 
Wizzair
 
Dubai
Tiranë
 
 
 
 

 

Hotelet
Shërbimi
Tipi i Dhomës
Akomodimi
Kategoria
HOTEL CROWN PLAZA YAS ISLAND
All-inclusive
Double Room
3 netë
4*
Double Room
 
4 netë
205
 
 
 
5 netë
219
 
 
 
7 netë
235
 
HOTEL ELITE BYBLOS
Bed & Breakfast
Double Room
4 netë
5*
 
 
4 netë
205
 
 
 
5 netë
219
 
 
 
7 netë
235
 



DETAJET E TURIT
 
Dita e parë
27.12.2021
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi direkt Tiranë - Abu Dhabi. Nisja nga Tirana në orën 18:10 Arritja në Abu Dhabi në orën 01:25. Transferi me autobus nga Aeroporti në hotel. Sistemimi dhe fjetje në Hotel Crowne Plaza Yas Island 4*.
Dita e dytë
28.12.2021
All Inclusive dhe fjetje në Hotel Crowne Plaza Yas Island 4*.
Dita e tretë
29.12.2021
All Inclusive dhe fjetje në Hotel Crowne Plaza Yas Island 4*.
Dita e katërt
30.12.2021
Mëngjesi në hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari, etj). Transferi në Dubai. (Opsionale), Bilete hyrje për te Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Fjetje në Hotel Elite Byblos 5*.
Dita e pestë
31.12.2021
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shadërvani Kërcimtar me drita. (Opsionale) Darka Galla e Vitit të Ri. Fjetje në Hotel Elite Byblos 5*.
Dita e gjashtë
01.01.2022
Mëngjesi në Hotel. (Opsionale), Ngjitje në ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. (Opsionale) Pasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me zgarë barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Kthimi dhe fjetje në Hotel Elite Byblos 5*.
Dita e shtatë
02.01.2022
Mëngjesi në hotel. Fjetje në hotel. (Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. (Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shadërvani Kërcimtar me drita në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transferin nga Hoteli. Kthimi dhe fjetje në Hotel Elite Byblos 5*.
Dita e tetë
03.01.2022
Mëngjesi në hotel. Transferi në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi - Tiranë. Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 Arritja ne Tirane 17:35.




Në pagesë përfshihën

  • Bileta e aeroplanit për fluturim direkt Tiranë - Dubai - Tiranë ose Tiranë - Abu Dhabi - Tiranë, sipas programit
  • Transferi nga Aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel sipas programit për 4 netë me mëngjese gjatë turit dhe 3 nete në All Inclusive Hotel në plazh..
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Guida vendase në disa shëtitje
  • Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit




Në pagesë nuk përfshihën

  • Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai
  • Të gjithë ekskursionet "Opsionale"
  • Darka Galla e Vitit të Ri
  • Bagazhi

Ekskursionet Opsionale

  • Turi i Abu Dhabit ofrohet VETEM PER TE VAKSINUARIT, të pavaksinuarit nuk marrin pjesë në këtë ekskursion
  • Shtesë për Vizë Hyrje - 100€
  • Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfer - 42€
  • Ngjitje në Observatorin e Burj Khalifa me transfer - 60€
  • Jeep Safari në Shkretëtirë me darkë bufe të përfshirë me transfer - 69€
  • Hyrje ditore në Parkun Ujor Aquaventure me transfer - 95€
  • Darke 4 Set menu me 1 pije me pamje nga shfaqja me Shadervan - 30€
  • Shfaqje me Delfina dhe Foka në Delphinarium Dubai me transfer - 45€
  • Cappuccino me flori 24 Karatsh te Emirates Palace ne Abu Dhabi - 39€
  • Vizita ne Dubai Frame (kornizen e Dubait) me transfer - 47€
  • Xhiro me Helikopter mbi Dubai per 17 Minuta me transfer - 220€
  • Darkat Gala për Natën e Vitit të ri: Elite Byblos Hotel 5* 139€ (ushqim + 3 pije alkolike + saksofonist - DJ - kërcimtare Belly + transferi)