Udhëtim në Porto, Lisbon dhe Madrid | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Spanjë dhe Portugali me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 14 Maj
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 499

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 499
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
14 Maj

Dita e parë: 
Fluturimi direkt Tiranë - Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17.40. Arritje në Madrid në orën 21:10. Nisja për në Porto. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Arritja në Porto. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Lagjet Ribeira dhe Bolhao, Sample Porto, Ura Dom Luis I, Katedraalja e Portos, Pallati Bolsa, Livraria Lello, Kisha e Shën Francis, etj. Fjetje në Hotel


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja heret për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurta gjatë rrugës. Mrritja në Madrid. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë: 
Mëngjesi në Hotel. 
Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid - Tiranë. Nisja nga Madrid në orën 21:55. Arritja në Tiranë në orën 01.10.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 2 netë në Porto, 1 natë në Lisbone, 1 nate në Madrid.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm)




Në çmim nuk përfshihet

  • Viza hyrëse
  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Personi duhet ta sigurojë vetë vizën hyrëse
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel