Udhëtim në Rivierën Italiane | 4 ditë

Fibula Travel, ju ofron udhëtim në Rivierën Italiane me shërbim fjejtje me mëngjes si dhe transferin aeroport - hotel - aeroport.
  •  
    Nisje me 19 Tetor
  •  
    4 ditë
  •  
    Bed & Breakfast
  •  
    Tirana Airport
 
+
 
prej € 369

 

Tipi i Dhomës
Shërbimi
Udhëtimi
Çmimi prej
 
Double Room
Bed & Breakfast
4 ditë
€ 369
Për person




Detajet e udhëtimit

Nisja
19 Tetor

Dita e Parë: 
Nisja nga Tirana me aeroplan për në Pisa. Nisja më 11:20. Arritja në Pisa më 13:05. Transferi nga Aeroporti në qytetin e Firences. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Kthimi në Pisa, Shëtitje  dhe Vizitë në Pisa. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Dytë: 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në La Spezia në orën 08:30. Ndalesë në Stacionin e Trenit.
Nisja me Tren për në Riomaggiore. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.
Nisja me Tren për në Manarola. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.
Nisja me Tren për në Varnazza. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.
Nisja me Tren për në Monterosso. Ndalesë dhe Vizitë rreth 1 orë.
Nisja me Tren për në Levanto. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta.
Vazhdimi i Udhëtimit për në Rapallo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ndalesë dhe Vizitë rreth 30 minuta. Nisja për në Portofino. Ndalesë dhe Vizitë në Portofino. Kthimi në Santa Margherita di Ligure. Vizitë e shkurtër.
Vazhdimi i Udhëtimit për në Gjenovë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: 
Mëngjesi në Hotel.
Vizitë Panoramike e Monumenteve Kryesore të Qytetit; Palaces në Via Garibaldi, Piazza de Ferrari dhe Teatri Carlo Felice, Via Balbi dhe Palazzo Reale, Katedralja San Lorenzo, Porti, etj. Vazhdimi i Udhëtimit.
Nisja për në Varazze. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta.
Nisja për në Savona. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta.
Nisja për në Sanremo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 1 orë.
Nisja për në Ventimiglia. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Shëtitje  dhe Vizitë në Ventimiglia. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Katërt: 
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Menton. Udhëtimi zgjat rreth 30 minuta. Ndalesë dhe Vizitë 30 minuta. Vazhdimi udhëtmit për në Monte Karlo. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta. Ndalesë në Monte Carlo, ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Vazhdimi udhëtimit për në Nisë. Udhëtimi zgjat rreth 40 minuta. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Pasdite vonë Transferi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 22:30. Arritja në Tiranë në orën 00:30.


Kujdes:
Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.




Në çmim përfshihet

  • Biletat e aeroplanit
  • Transferi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset në hotel
  • Shëtitjet me autobus dhe tren sipas programit
  • Shoqërues në shqip gjatë qëndrimit jashtë Kosovës
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).




Në çmim nuk përfshihet

  • Viza hyrëse
  • Shpenzimet shtesë
  • Gjithqka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shënime:

  • Çmimet janë për person dhe janë të vlefshme kur udhëtojnë të paktën dy persona
  • Pagesa është e detyrueshme në Euro
  • Personi duhet ta sigurojë vetë vizën hyrëse
  • E rëndësishme: 100% pagesë e detyrueshme për rezervimin, dhe nëse rezervimi anulohet, paguhen 100% penallti.
  • Vlejnë kushtet e përgjithshme të udhëtimit të Fibula Air Travel