Side Breeze Hotel

  1. Turqi
  2. Antalya
  3. Side
  • Side Breeze Hotel
  • 37 fotografi
  • Plazh me rërë
  • Afer plazhit
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
  • Fëmitë deri në 12.99 vjeç - pa pagesë në hotel
  • Fitness & SPA

SIDE BREEZE HOTEL – 5* - EVRENSEKI – SIDE POZITA: Hotel është e vendosur në regjionin Evrenseki 8 km në Side dhe 55 km nga aeroporti i Antalisë. VENDOSJA: Hoteli posedon gjithsej 265 në 3 blloqe. Dhoma standarde (22-24m², një dhomë gjumi me krevat francez + krevat divan, një banjo, max.2 + 1pax), dhoma familjare me krevat marinari (30m², një dhomë gjumi me krevat francez + krevat marinari, max.2 +

Rreth Side Breeze Hotel

SIDE BREEZE HOTEL – 5* - EVRENSEKI – SIDE

POZITA:
Hotel është e vendosur në regjionin Evrenseki 8 km në Side dhe 55 km nga aeroporti i Antalisë.

VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 265 në 3 blloqe. Dhoma standarde (22-24m², një dhomë gjumi me krevat francez + krevat divan, një banjo, max.2 + 1pax), dhoma familjare me krevat marinari (30m², një dhomë gjumi me krevat francez + krevat marinari, max.2 + 2pax) Dhome familjare (45m², dy dhoma gjumi, një banjo, max.4pax). Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me dush dhe tharëse flokësh, sistem të ndarë me ajër të kondicionuar, telefon me dalje direkte, mini bar (ujë dhe pije freskuese pas mbërritjes, më pas uji i rimbushur çdo ditë), kasaforte (shtesë) TV LCD dhe kanale muzikore, ballkon.

SHËRBIMI:
Ultra all Inclusive- bufe i hapur për mëngjes, drekë, kafe e pasdites, cake dhe kohë çaji, darkë, darkë në natën e vonë, akullore gjatë orëve të caktuara, të gjitha pije alkoolike dhe joalkoolike lokale nga ora 10.00 deri 24.00, Snack bar nga ora 10.00 - 17.00, dy restorante A'la Carte me rezervim paraprakisht dhe njëherë në një qëndrim. Nuk përfshihen: të gjitha pije të importuara, të gjitha pije në shishe, lëngje frutash të freskëta, vera speciale, kafe turke, shërbim në dhomë, të gjitha pije në disko.

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor me byfe të hapur, Restorante A'la Carte -, Disco club. Mjeku, babysitting, tharëse flokësh, telefon, faks, internet, lojëra kompjuterike, lavanderi, pastrim kimik, hekurosje, qendër tregtare, me qira një makinë janë pagesë shtesë. Interneti Wi-Fi në zonën e Lobit është pa pagesë.

PLAZHI:
Plazhi i hotelit, 260 metra nga hoteli, me rërë, me shtretër dielli, çadra dielli dhe peshqir plazhi janë pa pagesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishina të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, dy rrëshqitje të ujit, palestër, banjë turke, sauna, volejboll plazhi, pingpong. Me pagesë shtesë: sportet e ujit, qendra Wellness, masazh, dhomë me avull, bilardo dhe lojëra kompjuterike. Programet argëtuese gjatë ditës, tregojnë programet në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 04-12 vjeç, shesh lojërash, Mini Disco në mbrëmje.

www.sidebreezehotel.com


Lokacioni