Crystal Sunrise Queen Luxury Resort & Spa

  • Crystal Sunrise Queen Luxury Resort & Spa
  • 18 fotografi

CRYSTAL SUNRISE QUEEN LUXURY RESORT & SPA – 5* - KUMKOY – SIDE POZITA: Hoteli është i vendosur në regjionin Kumkoy, 6km nga Side dhe 55km nga aeroporti i Antalisë. VENDOSJA: Numri total i dhomave është 514 në ndërtesën kryesore 4 katëshe, në ndërtesën Annex 5 katëshe dhe 4 blloqe me teracë në dhomë. Dhoma standarde 230 (22m², max.2+1pax), dhoma standarde me tarracë 66 (25m², 2+1pax, afër plazhit d

Rreth Crystal Sunrise Queen Luxury Resort & Spa

CRYSTAL SUNRISE QUEEN LUXURY RESORT & SPA – 5* - KUMKOY – SIDE

POZITA:
Hoteli është i vendosur në regjionin Kumkoy, 6km nga Side dhe 55km nga aeroporti i Antalisë.

VENDOSJA:
Numri total i dhomave është 514 në ndërtesën kryesore 4 katëshe, në ndërtesën Annex 5 katëshe dhe 4 blloqe me teracë në dhomë. Dhoma standarde 230 (22m², max.2+1pax), dhoma standarde me tarracë 66 (25m², 2+1pax, afër plazhit dhe me pamje nga deti), Deluxe dhoma me tarracë 46 (28m², 2+2pax afër plazhit dhe me pamje nga deti me teracë), Deluxe dhoma për Muaj të Mjaltit 9 (28m², max.2pax, me pamje nga deti dhe pranë detit me Jacuzzi), Suitë Dhoma 26 (42m², max.4pax, një dhomë gjumi, një dhomë e ndejës, ballkon i gjërë, laminat në dysheme në dhomën e gjumit dhe mermer në dhomën e ndejës), dhoma Familjare 137 (35 - 42m², max.4pax, dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, dy dusha në banjë). Të gjitha dhomat janë me banjë private me vaskë/dush, tharëse flokësh, sistem qendror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (pije jo-alkoolike dhe ujë rimbushen çdo ditë), set për kafe dhe çaj, arkë, TV LCD satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI internet, qilim ose laminat në dysheme, ballkon apo tarracë.

SHËRBIMI:
Ultimate All Inclusive: 24 orë shërbim me ushqim dhe pije. Bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqime të lehta gjatë ditës, dreka, shërbim me akullore pranë pishinës, koha për kafe, darka, A’la Carte restorant me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike lokale dhe standarde të importuara, shërbimi në dhomë nga 02.00 - 06.00. Me pagesë: pijet speciale të importuara, shampanjë, pijet në shishe, lëngu i freskët frutash, pijet energjike, pijet alkoolike të importuara nga ora 01.00 – 10.00, shërbimi në dhomë. (Restauranti në mbrëmje me kodë të veshjes).

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesorë me bufe të hapur, A’la Carte restorantet Halikamas – restorant peshku, Ehl–I keyf - restorant Turk, L’Aspendos – kuzhinë Italiane, Phaselis – BBQ, La Casita - kuzhinë Meksikane, bare përgjatë kompleksit hotelierik, Disko Bar. Me pagesë: mjeku, pastrimi i rrobave dhe pastrimi kimik, kujdestare për fëmijë, telefon, faks, internet, qendër tregtare, rent a car, floktari, lojëra kompjuterike.

PLAZHI:
Hoteli posedon plazhin privat, me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme, rrëshqitëse në ujë, banjë Turke, saunë, dhoma me avull, qendër fitnesi, 8 fusha tenisi, squash, volejboll plazhi, ping-pong, biliardo, mini futboll. Me pagesë: sportet ujore, ndriçimi me pajisje dhe orë tenisi, masazhi, SPA qendra, bowling, biliardo. Programe argëtuese gjatë ditës, gara të ndryshme pranë pishinës dhe në plazh me ekipe profesionale, në mbrëmje show programe. Mini klub për fëmijë me programe të veçanta.

RENOVIMI: 2014


www.crystalhotels.com.tr




Lokacioni