Acanthus & Cennet Barut Collection

  1. Turqi
  2. Antalya
  3. Side
  • Acanthus & Cennet Barut Collection
  • 50 fotografi
  • Rekomandimi ynë
  • Plazh me rërë
  • Best buy
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • Fusha Tenisit
  • Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
  • Në plazh
  • Fitness & SPA

ACANTUS CENNET  BARUT COLLECTION – 5 * - KUMKOY – SIDE Pozita: Hoteli gjindët në regjionin Kumkoy, 2km nga qendra e Sides dhe 62km nga aeroporti i Antalyes Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 260 dhoma. Dhoma superiore me pamje pjesërisht nga deti(34m 2 , një dhomë gjumi, një banjo, max.3pax) dhoma deluxe me pamje nga deti (39m 2 , një dhomë gjumi, një banjo, max.3pax) dhoma swim up (44m 2 , një dho

Rreth Acanthus & Cennet Barut Collection

ACANTUS CENNET  BARUT COLLECTION – 5 * - KUMKOY – SIDE

Pozita:
Hoteli gjindët në regjionin Kumkoy, 2km nga qendra e Sides dhe 62km nga aeroporti i Antalyes

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 260 dhoma. Dhoma superiore me pamje pjesërisht nga deti(34m2, një dhomë gjumi, një banjo, max.3pax) dhoma deluxe me pamje nga deti (39m2, një dhomë gjumi, një banjo, max.3pax) dhoma swim up (44m2, një dhomë gjumi, një banjo, terrasë me dalje direkte në pishinë, max.3pax), dhoma familajre me pamje pjesërisht nga deti (43m2, një dhomë gjumi me shtrat dyshe + një shtrat single + një shtrat divan, një banjo, max.3+1pax), penthouse suit me pamje pjesërisht nga deti(67m2, një dhomë gjumi më e madhe, dhoma e rrobave, banjo, balkon i madhë me shtretër dielli dhe jacuzzi, max.3pax), penthouse suit 360 (130m2, një dhomë gjumi me shtrat të rrumbullaket, 2 lavamane, makinë kafeje, dhomë e rrobave, balkon i madhë me shtretër dielli dhe jacuzzi, max.2pax). Të gjitha dhomat posedojnë banjon e tyre private me tushkabin, tharëse flokësh, rrobë banjo, sistem qëndror të klimatizimit e cila punon sipas motit, telefon direkt, dysheme parketi, arka, minibar (ujë, pije të lehta, birrë të rimbushura çdo ditë), çajnik, kafe dhe çaj, TV satelitor me kanale muzikore, internet WI-FI.

Shërbimi: Ultra all inclusive – byfe e hapur për mëngjes,  mëngjes të vonshëm, drekë, snacks në mesditë, darkë, të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe disa të importuara, akullore, shportë frutash në dhoma në arritje, lëngje freskta vetëm në mengjes, ushqimi vegan në restorantin kryesor, A’la carte restorantët me rezervim paraprak dhe vetëm njëherë gjatë qendrimit. Nuk janë të përfshira: pijet e importuara të cilat nuk janë në list, disa verëra, lëngje të freskta, pijet në shishe, shërbimi në dhomë.

Përmbajtja: Restoranti kryesor, shërbim i hapur i byfes, A’la carte restorantët – Safran – kuzhinë internacionale, Lavanta, kuzhinë italiane dhe Roka – kuzhinë peshku, bars rreth kompleksit të hotelit. Mjeku, pastrimi i rrobave, telefoni dhe faksi, internet cafe dhe lojërat kompjuterike, rent a car, floktari, qendra tregare janë me pagesë shtesë. Interneti WI-FI është pa pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat me rërë, shtrëtërit, ombrellat janë pa pagesë. Cabana në plazhë është me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë të jashtëm dhe të brendshëm për të rritur dhe fëmijë, fusha tenisit, qendra fitnesit, vollejboll në plazhë, ping-pong, banjë Turke, saunë. Nuk janë të perfshira: sportet në ujë, SPA, masazha, biliardo, ndriçimi për fushat e tenisit. Mini klub për fëmijët nga 04 – 12 vjeç, programe për fëmijë. Gjithashtu ka edhe program për moshen 00 – 2,99 me lodra për fëmijë.


Lokacioni