Ulusoy Kemer Holiday Club

  1. Turqi
  2. Antalya
  3. Kemer
  • Ulusoy Kemer Holiday Club
  • 42 fotografi
  • Rekomandimi ynë
  • Rrethuar me gjelbërim
  • 3 fëmi pa pagesë në hotel
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • Fusha Tenisit
  • Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
  • Fëmitë deri në 11.99 vjeç - pa pagesë në hotel
  • Plazhi me guralecë
  • Në plazh
  • Fitness & SPA

ULUSOY KEMER HOLIDAY CLUB - HV1 - GOYNUK – KEMER POZITA: Hoteli është i vendosur në regjionin Goynuk 7km nga Kemer, 45km nga qendra e qytetit Antalisë. VENDOSJA: Hoteli posedon gjithsej 465 dhoma. Dhoma standarde janë 333 (24m2; max2+1pax) , dhoma familjare 85 (55m2; dy dhoma gjumi me derë ndarëse, banjë, krevat dy kat në njërën nga dhomat max4pax). Të gjitha dhomat janë me pamje ka deti ose nga k

Rreth Ulusoy Kemer Holiday Club

ULUSOY KEMER HOLIDAY CLUB - HV1 - GOYNUK – KEMER

POZITA:
Hoteli është i vendosur në regjionin Goynuk 7km nga Kemer, 45km nga qendra e qytetit Antalisë.

VENDOSJA:
Hoteli posedon gjithsej 465 dhoma. Dhoma standarde janë 333 (24m2; max2+1pax) , dhoma familjare 85 (55m2; dy dhoma gjumi me derë ndarëse, banjë, krevat dy kat në njërën nga dhomat max4pax). Të gjitha dhomat janë me pamje ka deti ose nga kopshti, me banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, arkë (me pagesë shtesë), dysheme me qeramikë, TV satelitor me kanale muzikore.

SHËRBIMI:
Ultra All Inclusive – bufe i hapur, shërbimi për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, pasdite ushqim i lehtë, ëmbëlsira, biskota, darka dhe ushqim i lehtë në mesnatë, ushqim në plazh, ëmbëltore, akullore në mes të orëve të caktuar. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi mes orës 10:00 dhe 24:00. Nuk janë inkuadruar në koncept: pijet premium, vera speciale, shampanjë, lëngu i freskët, pijet energjike, shërbimi në dhomë, nargjile, pijet energjetike, të gjitha pijet pranë pishine pas orës 24.00.

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor me bufe të hapur, bare përgjatë kompleksit hotelier. Mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrimi kimik, qendra tregtare, internet dhe lojërat në kompjuter, floktari, rent a car janë me pagesë.
PLAZHI:
Hoteli posedon plazhin privat me guralec, shtretërit, ombrellat, dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishina të hapura për të rritur dhe fëmijë, katër rrëshqitje në ujë, palestër, banjë turke, sauna, fusha tenisi, volejboll plazhi, pingpong, gjimnastik. Me pagesë shtesë: sportet e ujit të motorizuar, reflektor për fusha tenisi dhe pajisje, Qendra Wellness, shkolla zhytjeje, bilardo. Programet argëtuese gjatë ditës, garat në plazh dhe pishinë, programe speciale dhe shfaqje në mbrëmje me ekipin profesional. Mini klub për fëmijë nga 04 - 12 vjeç dhe Junior Club nga 13-16 vjeç me programet gjatë ditës, terreneve sportive dhe në mbrëmje mini Disco.

RENOVIMI: 2014

www.kemerholidayclub.com.tr




Lokacioni