Perre Art Hotel Resort

  1. Turqi
  2. Antalya
  3. Kemer
  • Perre Art Hotel Resort
  • 31 fotografi

PERRE ART RESORT HOTEL & SPA- 5* – GÖYNÜK – KEMER Pozita: Hoteli gjindet ne lokacionin Goynuk, 6km nga qendra e Kemerit dhe 65km nga aeroporti Antalyes Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 391 dhoma. Dhomat standarde (20m 2 , një dhomë gjumi, një banjo, max.2+1pax). Te gjitha dhomat posedojnë banjo private me tush, tharëse flokësh, system qëndror të klimatizimit e cila punon sipas motit, telefoni dir

Rreth Perre Art Hotel Resort

PERRE ART RESORT HOTEL & SPA- 5* – GÖYNÜK – KEMER

Pozita: Hoteli gjindet ne lokacionin Goynuk, 6km nga qendra e Kemerit dhe 65km nga aeroporti Antalyes

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 391 dhoma. Dhomat standarde (20m2, një dhomë gjumi, një banjo, max.2+1pax). Te gjitha dhomat posedojnë banjo private me tush, tharëse flokësh, system qëndror të klimatizimit e cila punon sipas motit, telefoni direct, mini bar (pije të lehta dhe ujë në arritje pastaj vetem ujë), arka, dysheme qeramiku, LED TV me kanale satelitore dhe muzikore.

Shërbimi: Ultra all inclusive – byfe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë dhe darkë, snacks në mesditë, çaj dhe kafe, snacks në mesnatë. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo alkoolike vendore nga ora 10:00 – 23:00, akullore në orar të caktuar, snacks në plazh dhe restorant nga ora 10:00 – 17:00. Nuk janë të përfshira: të gjitha pijet e importuara, pijet në shishe, lëngje të freskta, pijet energjetike, shërbimi në dhomë, nargile (shishe), A’la carte restorantët me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Përmbajtja: Restoranti kryesor për shërbim të hapur të byfes, A’la carte restorantët – peshqi, kuzhina Turke, snacks në plazh, pool dhe lobby bar. Disko, shërbimi i doktorit, kujdestari i fëmijëve, pastrimi i rrobave, qendra tregtare, telefoni dhe faksi, internet café dhe lojërat kompjuterike, floktari janë me pagesë shtesë. Interneti WI-FI (lidhje e dobët) në lobby është pa pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat, rërë dhe guralec, me shtretër, ombrella dhe peshqirët janë pa pagesë. Pavilone privat janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendra e fitnesit, banjë Turke, saunë, dhomë avulli, fusha e tenisit, ping-pong, football i vogël, vollejball në plazh. Me pagesë shtesë: sportet në ujë, masazha dhe qendra e bukurisë, ndriçimi për fushën e tenisit, mësime tenisi, dhoma e lojrave.
Programe argëtimi gjate gjithë ditës, gara në pishinë dhe plazh, në mbremje show programe. Mini klub për fëmijet me moshë nga 04 – 11, mini disko në mbrëmje.

http://www.perrehotels.com


Lokacioni