Selectum Family Resort

  1. Turqi
  2. Antalya
  3. Belek
  • Selectum Family Resort
  • 42 fotografi
  • Rrethuar me gjelbërim
  • Fëmitë deri në 12.99 vjeç - pa pagesë në hotel
  • Children friendly
  • Kids free
  • Në plazh
  • Fitness & SPA
  • Plazh me rërë
  • WiFi falas në vende publike
  • Aqua park
  • Ekskluzive
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • Fusha Tenisit
  • Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
  • Ideale për familje

SELECTUM FAMILY RESORT BELEK - 5* - BELEK POZITA: Hoteli eshte i vendosur në regjionin Belek, 45km nga Antalya dhe 35km nga aeroporti. VENDOSJA: Hoteli posedon 455 dhoma në ndërtesen kryesore dhe 176 bungalow(2-3 kate). Dhomat standarde në ndërtese kryesore(25m2, një dhome gjumi, një banjo, max 2+2pax), dhomat standarde në bungalow(25m2, një dhome gjumi, një banjo, max 2+2pax), Dhomat standarde në

Rreth Selectum Family Resort

SELECTUM FAMILY RESORT BELEK - 5* - BELEK

POZITA:
Hoteli eshte i vendosur në regjionin Belek, 45km nga Antalya dhe 35km nga aeroporti.

VENDOSJA:
Hoteli posedon 455 dhoma në ndërtesen kryesore dhe 176 bungalow(2-3 kate). Dhomat standarde në ndërtese kryesore(25m2, një dhome gjumi, një banjo, max 2+2pax), dhomat standarde në bungalow(25m2, një dhome gjumi, një banjo, max 2+2pax), Dhomat standarde në bungalow me krevet marinari(25m2, një dhome gjumi, me një shtrat dyshe, dhe shtrat marinari, një banjo, max 2+2pax), Suit e madhe familjare(64m2, 2 dhoma të ndara të gjumit, dhome të ndjenjes, kuzhinë e vogel, 2 banjo, dysheme laminati, max.3pax). Suit familjare(40-58m2, një dhome e ndjenjes, një dhome gjumi, kuzhinë e vogel, një banjo, dysheme laminati, max. 3+1pax). Të gjitha dhomet janë me balkon, pamje nga kopshti apo deti, banjo private me tush kabin, tharese flokesh, mantel të banjos , papuqe, sistem të klimatizimit, telefon “direkt”, minibar (ujë, pije joalkoolike, ujë të gazuar dhe birrë të rimbushura çdo ditë), çajnik, çaj & kafe, arka, TV satelitor dhe kanale muzikore. Dhomat në bungalow janë vetem me pamje nga kopshti, tush kabine me tharëse flokësh, sistem të ndarë të klimatizimit, mini bar, çajnik, kafe & çaj, arka, telefon direkt, dhome standarde me dysheme çeramiku dhe dhomet suite me dysheme laminati, internet WI-FI , TV satelitor dhe kanale muzikore.

SHËRBIMI:
Ultra all inclusive- byfe të hapur për mengjes, mëngjes i vonshëm, dreke, snacks gjatë ditës, ëmbëlsira, çaj dhe kafe, darkë, bufe për femije, bufe dietale. Te gjitha pijet alkoolike dhe jo alkoolike vendore, disa të importuara, mini bar në dhomë me pije joalkoolike dhe birrë të rimbushura çdo dite, lëng portokalli i freskët vetem për mëngjes, akullore gjate kohëve të caktuara. Jo të perfshira: Restorantet A’la carte me rezervim paraprak dhe me pagese mbuluese, verë të veçantë, pijet ne sishe, disa koktej të veçanta, nargile(shishe),shampanjë.

PËRMBAJTJA:
Restoranti kryesor për shërbim të bufes, restorantet A’la carte: Riverside (restoranti për peshqi),chopstix(kuzhine nga lindja e larget),Turke,Italiane,Mediterraiane(Mesdhetare) dhe restorantët A’la carte në plazhë, bar nga pishina, snack bar në plazhë,bar në komplekse të ndryshme të hotelit. Mjek, floktar, kujdestar i fëmijëve, rent a car, pastrim rrobash, qender tregtare, internet cafe janë me pagese shtese. Interneti është pa pagese ne vende te ndryshme te hotelit dhe ne lobby.

PLAZHI:
Hoteli posedon plazh privat me rërë, peshqirët, ombrellat dhe shtretërit janë pa pagese.

SPORTI DHE ARGËTIMI:
Pishinë të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmije. Pishine gjysmë olimpike, pishinë relaksi, rrëshqitëse në ujë, qendër fitnesi, saunë, banjë Turke, dhomë avulli, fushë tenisi, ping-pong, basketball, vollejball, football i vogel, volejboll plazhi, golf i vogël. Me pagese shtese janë: sportet në ujë, ndriçimi për fushat e tenisit, mësime tenisi, masazh, biliardo, dhomë lojerash, SPA & Wellness Center, fushat e golfit. Argëtimi gjatë dites në pishinë dhe në plazh, në mbrëmje show programe. Mini klubi për fëmijet nga mosha 04-11 vjeç, klub adoleshentësh për moshën 12-17 vjeç, me programe të ndryshme gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje.

RENOVIMI: 2020


www.selectumhotels.com




Lokacioni