Kirman Arycanda De Luxe

1. Turqi
2. Antalya
3. Alanya
• Kirman Arycanda De Luxe
• 67 fotografi
• Aqua park
• Fusha Tenisit
• Shezllonat dhe Çadrat e diellit pa pagesë
• Fëmitë deri në 12.99 vjeç - pa pagesë në hotel
• Children friendly
• Ideale për familje
• Pishinë e hapur
• Plazh me rërë dhe guralecë
• Në plazh
• Fitness & SPA

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona .
.hotel-description {
max-width: 1220px;
column-count: 2;
margin: 0 auto;
margin-top: 30px;<br

Rreth Kirman Arycanda De Luxe

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona.
• Pozita:

Hoteli është i vendosur në regjionin Karaburun, 27km nga Side, 33km nga Alanya dhe 90km nga aeroporti i Antalisë.

• Vendosja:

Hoteli posedon gjithsej 360 dhoma në ndërtesën katër katëshe. Standard dhoma (29m², një dhomë gjumi, një banjë, max 2+1pax), dhoma familjare (39m², dy dhoma të fjetjes me derë ndarëse, një banjë, max 4+1pax) dhe 5 dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, sistem klimatizimi (në orë të caktuara varësisht kushteve klimatike), telefon fiks direkt, mini bar, arka, TV LCD satelitor me kanale muzikore, ballkon. Dhomat janë me pamje nga deti ose kopshti.

• Shërbimi:

Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, ushqim i lehtë në bar të plazhit, pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira, darkë dhe ushqim i lehtë në mesnatë. Këndi për foshnje është i hapur 24 orë. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe disa nga importi, lengu i freskët frutash për mëngjes, akullore në orët e caktuara, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak një herë në javë gjatë qëndrimit. Me pagesë: Pijet speciale nga importi, pijet në shishe, lëng i freskët dhe akullore (vetëm në mini club akullorja është pa pagesë një orë gjatë ditës), nargile, shërbimi në dhomë

• Përmbajtja:

Restoranti i jashtëm dhe brendshëm, A’la Carte restorantet - Mediteran, Kebab House(Turk), Kinez, dhe Meksikan, bare gjinden përgjatë kompleksit hotelier. Me pagesë: Mjeku, kujdestar i fëmijëve, larja rrobash, floktari, qendra tregtare, telefoni dhe faksi, interneti dhe lojërat kompjuterike, rent a car janë me pagesë. WI-FI rreth hotelit është pa pagesë.

• Plazhi:

Hoteli posedon plazh privat me rërë dhe guralec, shtretërit, ombrellat, peshqirët dhe dyshekët janë pa pagesë

• Sporti dhe Argëtimi:

Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë turke, Jacuzzi, qendra fitnesi, tereni për tenis, basketboll, volejboll plazhi, ping-pong. Me pagesë: sportet ujore, saunë, masazhi, tenis me ndriqim dhe bilardo.
Program argëtues gjatë ditës me grupe speciale dhe show programe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej moshës 04 – 12 vjet.

• Uebsajti i hotelit

Lokacioni