Eftalia Splash Resort

• Eftalia Splash Resort
• 40 fotografi

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona .
.hotel-description {
max-width: 1220px;
column-count: 2;
margin: 0 auto;
margin-top: 30px;<br

Rreth Eftalia Splash Resort

Informacione më të detajuara rreth hotelit si vendndodhja, akomodimi, shërbimi, plazhi, objektet, sportet dhe argëtimi mund të gjenden më poshtë. Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni me telefon ose email në një nga agjencitë tona.
• Pozita:

Hoteli është i vendosur në regjionin Turkler, 18m nga qendra e Alanyes dhe 100km nga aeroporti i Antalyes.

• Vendosja:

Hoteli posedon gjithsej 290 dhoma. Dhomat standarde (28m2, një dhomë gjumi, një banjo, max.3+1pax), dhomat e mëdha, (32m2, një dhomë gjumi më e madhe me krevat dyshe, një banjo, max.3+1pax), dhomat familjare (50m2, dy dhoma gjumi të ndara me një derë, një banjo, max.4+2pax ).Të gjitha dhomat janë me banjo private me tush kabin dhe tharëse flokësh, sistem qendrore të klimatizimit e cila punon sipas motit, telefon direkt, mini bar (pagesë shtesë), arka(pagesë shtesë), TV satelitor me kanale muzikore, balkon.

• Shërbimi:

All inclusive – byfe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, kafe, pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore, Burgerland nga 10:00 – 23:00, A’la carte restorantët me rezervim paraprak dhe vetëm një herë gjatë qendrimit, akullore në pool bar. Nuk janë të përfshira: të gjitha pijet e importuara, të gjitha pijet në shishe, lëngjet e freskta, pijet në disko, shërbimi në dhomë, A’la carte restorantët me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë

• Përmbajtja:

Restoranti kryesor për shërbim të hapur të byfes, A’la carte restorantët Turke dhe Italiane, lobby bar, pool bar, beach bar. Mjeku me kërkesë, pastrimi i rrobave, kujdestari i fëmijëve, floktari, telefoni dhe faksi, interneti, lojërat kompjuterike, qendra tregtare, rent a car janë me pagesë shtesë. Interneti WI-FI është pa pagesë në vende publike

• Plazhi:

Hoteli posedon plazh privat(600m larg) me guralec, shtrëtërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë. Transporti për në plazhë gjatë gjithë ditës cdo 30minuta nga 09:00 – 18:00

• Sporti dhe Argëtimi:

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua park, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, ping-pong, fushë tenisi, basketball, vollejball në plazh. Me pagesë shtesë janë: sportet në ujë, saunë, ndriçimi i fushës së tenisit , biliardo, qendra e bukurisë, masazh. Programe argëtuese gjatë ditës, në mbrëmje show programe. Mini klub për fëmijët me moshë nga 04 – 12.

• Uebsajti i hotelit

Lokacioni