Vjeshtë në Izrael, 5 Ditë €599

- Izrael - 

 

 

Dita e Parë: 

Fluturimi nga Tirana për në Tel Aviv, nëpërmjet Stambollit. Nisja nga Tirana 02:45, Mbrritja në Stamboll në 06:20. Nisja nga Stambolli 13:50 dhe Mbrritja në Tel Aviv në 14:50. Pritja në Aeroport nga Përfaqësuesit tanë. Udhëtimi për në Bethlehem. Vizite e qytetit ne pikat me interesante. Akomodimi dhe Darka në Hotel në Betlehem.

 

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi ne Hotel. Nisja per Jeruzalem. Do të fillojë vizita me Muzeumin e Izraelit, ku është dhe libri i shenjtë që përmban Mbishkrime të Detit të Vdekur dhe modelin e lashtë të Jeruzalemit, do të vazhdojmë me ngjitjen në Malin e Ullinjve për të shijuar pamjen spektakolare të qytetit të vjetër si dhe do të vizitohen kisha Gethsemane dhe e Agonisë dhe mundësi për të vizituar varrin ku është varrosur dhe është dërguar në parajsë Virgjeresha Maria. Vizitë e Murit Perëndimor, Vend i Shenjtë për Izraelitët. Ndalesë për të parë nga afër Malin Tempull dhe Kubenë Shkëmbore si dhe Xhaminë Al Aqsa, Vendi i Shenjtë për Muslimanët. Shëtitja vazhdon në Rrugën Dolorosa, kalohen Stacionet e Kryqit në drejtim të Kishës së Sepulchre së Shenjtë, që përmban kalvarin dhe Varrin e Ringjalljes. Vazhdon udhëtimi me autobus për të parë Knesset (Parlamentin e Israelit), Fjetja dhe Darka në Hotel në Bethlehem.

 

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus. Ndalesa e parë për në Jericho, qyteti më i vjetër i Botës. Pranë këtij qyetit ndodhet Mali i Tundimit, ku Jezusi eshte tunduar. Më pas ndalesë për një vizitë të shkurtër të Beit Shean, ish-qytet i Romës së lashtë, ku janë restauruar shumë objekte të këtij qyteti, si rrugë, banjo publike, teatro. Vazhdohet për në Tabgha dhe vizitohet zona tradicional e Shumëzimit të Mrekullisë së Bukës dhe Peshkut Një qëndrim i shkurtër në Capernaum, qëndra e Misioneve të Jezusit. Vizitohet rrënoja e Synagogës së lashtë dhe shtëpia e Pjetrit. Vizita përfundon në Nazareth ose Tiberias. Sistemimi në Hotel në Nazaret ose Tiberias. Fjetja dhe Darka në hotel.

 

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e Nazareth. Vizitë e Bazilikës së Annunciation. Vizitë e Guvës së pagëzimit, ku engjëlli Gabriel ju shfaq Shën Mërisë. Shikohet Shtëpia e Shën Mërisë dhe e Jozefit. Udhëtohet për në Haifa, qyteti i tretë në Izrael. Vizitohet Monumenti i Bahai dhe Kopshtet Persiane, ku nga duket dhe Mali i Karmel. Më vonë do të shkohet për të vizituar qytetin e antik – muzeal të Çezarias. Udhëtimi vazhdon për në  Tel-Aviv. Mbrritja në Tel Aviv. Vizitë në Neve Tzedek për të eksploruar lagjen moderne të qytetit të Tel Avivit. Më pas vizitë në Jaffa, lagja e vjeter e qytetit Tel Aviv. Shëtitje në këmbë nëpër rrugicat dhe galerive te artit. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Tel Aviv.

 

 

Dita e Pestë:

Transferi për në Aeroport. Fluturimi i kthimit për në Tiranë, nëpërmjet Stambollit. Nisja nga Tel Aviv 07:20, Mbrritja në Stamboll në 10:35. Nisja nga Stambolli në 21:40. Mbrritja në Tiranë në 21:30.

 

Nisja më 26 Nëntor
 

Me Shume Detaje: 
Në pagesë 599 Euro përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel te Kategorisë Turistike.
-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Izrael me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transferi Aeroport – Hotel – Aeroport.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.