Vjeshtë në Pragë, Vjenë dhe Budapest

 5 Ditë 349

- EURO TRIP - 

 

Dita e Parë:

Nisja me Autobus Tiranë për në Ohër, Fluturimi Direkt Ohër - Vjenë. Nisja më 08:15 - Arritje në Vjenë më 09:50. Transferi për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë 

Mëngjesi në hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesë dhe Vizitë panoramike në Bratisllave. Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. 
Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. 
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt

Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitohen: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. 
Nga ora 13.00 Nisje direkt per Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje ne Budapest. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë: 

Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit te Budapestit. Transferi për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25. - Arritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri.

 

Nisja më 1, 29 Tetor

 

Me Shume Detaje: 
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje me avion,
2. Transferi dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjith ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. - €18