Vjeshtë në Budapest dhe Vjenë, 4 Ditë €289

- EURO TRIP - 

 

Dita e Parë: 

Nisja me Autobus prej Tirane për në Ohër. Fluturimi Direkt Ohër - Vjenë. Nisja më 08:15 - Arritje në Vjenë më 09:50. Transferi për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel. Udhëtimi për në Budapest me Autobus. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Arritje më në Budapest. Gjatë ditës vizitë me autobus dhe guide  në dispozicion, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobuz komod dhe guide hungareze në dispozicion ku do të vizitohen vendet turistike jashtë Budapestit si: Vishegrad, Setendre. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel. 

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi ne Hotel. Të lirë deri në transferi për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25 - Arritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri

 

Nisje më 28 Shtator, 19 Tetor 

 

Me Shume Detaje: 
Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje - ardhje me avion.
2. Transferi dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.