Shën Valentini në Stamboll, Selanik Sofje

5 Ditë 129

- Turqi -

 

 

Dita e Parë: 

Nisja nga Tirana në oren 5:00 dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: 

Mengjesi në hotel.

Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel.

Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve ). Mbasdite e lirë.

Dita e Katërt

Mëngjesi në Hotel.

Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor).
OPSIONALE: Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Pasdite, Nisja për në Sofje. Arritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë

Mëngjesi në Hotel.

Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Tiranë.

 

Nisja më 12 Shkurt, 5, 12 Mars

 
Në pagesën përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
-Akomodimi në hotel me 3 yje në Stamboll, Sofje dhe Selanik,
-Mëngjezet për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

OPSIONALE: Lundrim me anije në Bosfor për të parë Europën e dhe Azinë - €5