Shën Valentini në Barcelonë 

4 Ditë 399

- Spanje -

 

 

Dita e Parë: 

Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 14:05, Arritja në Barcelonë në orën 16:30. Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundohet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel.

Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përmban edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar.
OPSIONALE: Vizitë në Manastirin Monserrat. Fjetje në Hotel.
Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë

Mëngjesi në Hotel.

Paradite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Pasdite vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel.

Transferi në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 11:25. Arritja në Podgoricë në orën 13:50. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

 

Nisja më 13 Shkurt

 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricë - Barcelonë - Podgoricë.
2. Transferi dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.