slider-company-01.jpg

 

Historiku

 

Kompania Turistike FIBULA ka filluar të operoj në tregun e Kosovës në vitin 2001. Është themeluar në Antalya – Turqi në vitin 1995, ndërsa ka filluar operimet turistike nëBallkan prej vitit 1999 në Sarajevë, në vitin në vazhdim zyret janë hapur edhe në Shkup dhe Bukuresht dhe nga viti 2001 në Zagreb dhe Beograd. Kompania Turistike FIBULA ndër vite eksperience është rritur në një ndër agjensionet më të mëdha në rajon.

Aktualisht punojnë me sukses zyret FIBULA në Antalya, Sarajevë, Prishtinë, Shkup, Bukuresht, Cluj, Iasi dhe Beograd.


 

Tregu

 

FIBULA është një ndër emrat më të njohur në industrinë e turizmit në Kosovë. Kompania mes shumë shërbimeve të tjera organizon paket-aranzhmane për Rivierën Turke,Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Egjipt, Tunis, Bullgari, Bosne dhe Hercegovinë, për në shtetet e njohura Evropiane, Azinë qëndrore dhe të largët, ishujt Maldive, Tajlandë etj.

Agjensioni Turistik FIBULA së bashku me afro 200 agjentë besnik me të cilët bashkëpunon gjatë tërë vitit, arrin të akomodoj afërsisht 6,000 turistë në Turqi si Stamboll,Antalya, Bodrum, Kushadasi dhe Marmaris gjatë sezonës verore dhe rreth 10.000 turistë nëpër destinacione të ndryshme botërore gjatë tërë vitit.


 

Arritjet

 

Kompania Turistike FIBULA në Prishtinë është kompania e parë e cila ka operuar fluturime qarter në vend që nga viti 2001. Fluturimi i parë qarter është ofruar një herë nëjavë për në Antalya dhe tri herë në javë për në Stamboll me kompaninë Atlas Jet duke u bërë kështu destinim i rregullt dhe duke konkuruar kompanitë nacionale Turke për vite me radhë. Gjatë gjithë këtyre viteve Kompania Turistike FIBULA në Prishtinë ka shtuar fluturime për Antalya, gradualisht duke arritur fluturime deri në pesë herë në javë gjatë sezonës verore.

Kompania Turistike FIBULA në vitin 2004 ka organizuar qarter fluturim një herë në javë për në Tunis.

Në këto 14 vite shërbime për klient ne kemi ngritur e zgjeruar shërbimet gjithashtu edhe në ticketing (shitje biletash) ku në vitin 2010 jemi regjistruar si IATA – BSP antarë me autoritet shitjeje për 30 Kompani të rregullta ajrore.

Kompania Turistike FIBULA është e licencuar nga MTI prej vitit 2006.


 

Produktet

 

FIBULA ofron një sërë llojesh të aranzhmaneve si individuale ashtu edhe grupore, varësisht nga sezona dhe kërkesa e klientit.

Destinacioni kryesor verorë gjithmonë mbetet Riviera Turke. Çdo sezonë verore FIBULA organizon paketa për shumicën e resorteve sikur Antalya, Belek, Kemer, Alanya, Lara, Side, Finike, Bodrum. Paketat përfshijnë alternativa të shumta për pushimin e juaj, fluturime direkte, hotelet me luksoze dhe top-hotelet e këtyre qyteteve.

Përveç Turqisë dhe shteteve fqinje sikurse Greqia, Italia, Bullgaria, Egjipti dhe Tunisi, si destinacione të largëta kemi shtuar në programin e shitjes edhe shtetet e AmerikësJugore Latine. Udhëtimet organizohen për plazhat Argjentinase, Brazil, dhe Uruguaj. Gjithashtu edhe Tajlanda egzotike, ishujt Maldive dhe Republikën Dominikane.

Pjesë të programit, FIBULA ofron gjithashtu paketa të ndryshme dimërore duke përfshirë ski qendrat kryesore të Ballkanit sikurse Bansko, Borovetc, Pamporovo në Bullgari, dhe Kodra e Diellit dhe Mavrova në Maqedoni.

Gjithashtu kemi oferta speciale për festa ku çdo fundvit FIBULA organizon pritje të Vitit të Ri dhe Kërshëndella, poashtu për Shën Valentin në qytetet më romantike Evropiane si në Paris, Pragë, Roma, Venedik, Amsterdam, Milano etj. Të tilla aranzhmane grupore bëhen gjithashtu edhe për qytetet luksoze të lindjes sikurse Stambolli dhe Dubai.

FIBULA ofron gjithashtu edhe oferta të veçanta si shoping tura, udhëtime studentore dhe të ngjajshme. Agjensioni FIBULA gjithashtu mirëpret individ apo grupe të turistëve në Kosovë ku orgonizon tura të cilat zgjasin disa ditë dhe vizitohen vendet më interesante dhe të rëndësishme të Kosovës dhe Prishtinës, duke filluar nga Muzeu Etnologjik në Prishtinë për të përfunduar në Istog.


 

Zhvillimet e fundit


Për t'u bërë më të sofitikuar dhe sa më transparent ndaj klientëve tanë të përkushtuar, në vitin 2009 kemi bërë funksional sistemin online të rezervimeve për paketat e pushimeve verore për në Turqi.


 

Promovimet


Çdo vit FIBULA organizon evenimente të ndryshme dhe darka për hapje sezonale, për miq dhe bashkëpunëtor.

Mes promovimeve të shumta nëpër televizionet lokale dhe shtypin vendor ditor e javor ne marrim pjesë edhe në programe të ndryshme garuese dhe argëtuese dhepoashtu sponzorojmë shumë aktivitete si Balloja Pranverore në RTV 21, Final Four Basketball, Fam Trip me bashkëpunëtore. Promovimet e shërbimeve gjithashtu janë edhe në të gjitha TV-të lokale si RTK, TV21, KTV dhe Klan Kosova; poashtu bëjmë donacione dhe ndihma humanitare në shumë mënyra. Sa i përket rrjeteve sociale ne menaxhojmë në mënyrë profesionale portalin tonë më të vizituar në rajon: www.fibula-ks.com në të cilin vazhdimisht promovojmë programe.

FIBULA merr pjesë duke promovuar produktet turistike nëpër panairet më të njohura botërore si në: WTM në Londër, ITB Berlin, EMITT në Stamboll, Panairin e Turizmit në Tiranë, etj.


 

Vlerat e Brendit


Duke udhëhequr me përvojën dhe traditën qëllimi ynë gjithmonë ka qenë të përmbushim kërkesat e klientëve me shërbime të cilësisë më të lartë.


 


 

Gjërat që nuk i keni ditur për FIBULA Travel Agency

 

FIBULA është agjensioni i parë i cili ka operuar fluturime qarter për në Turqi.

 

FIBULA ka 4 punëtorë të diplomuar në IATA dhe 6 të trajnuar dhe çertifikuar në Amadeus.

 

FIBULA merrë pjesë në të gjitha panairet turistike të organizuara në Kosovë nga CEO prej vitit 2006 - 2016

 

FIBULA është Kompania e parë Turistike në Kosovë e cila është dekoruar si Superbrand i Kosovës bazuar në zgjedhjen e konsumatorit.