Pranverë në Kryeqytetet Skandinave

6 Ditë 599

- Suedi -

 

 

Dita e Parë: 

Fluturimi direkt Shkup - Malmö. Nisja nga Shkupi në orën 05:55. Arritja në Aeroportin Sturup të Malmö në orën 08:35. Transferi në Malmö. Vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmö si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe "Lilla Torg". Në mesditë nisemi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Stockholm. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te çmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qendror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Fjetje në hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Heret në mëngjes, Nisja për në Oslo. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Arritja në Oslo. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qendror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Gotenborg. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Gotenborg. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Pasdite, Nisja për në Helsingborg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Arrtja në Helsingborg. Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Pestë: 

Mëngjesi në hotel. Vazhdon udhëtimi me traget për në Helsingor të Danimarkës. Arritja ne Helsingor. Vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamlet. Vazhdon udhëtimi pë në Kopenhagen. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia e Kopenhagenit, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qendror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefyon, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, tek fabrika Calsberg. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Gjashtë: 

Transferi për në Aeroportin e Copenhagen. Fluturimi direkt Copenhagen - Shkup. Nisja në orën 09:10. Arritje në orën 11:45.

Nisja më 6 Maj

Në pagesë përfshihen:
1. Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Shkup - Malmö dhe Stokholm - Shkup.
2. Transferi nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas 
3. Akomodimi në hotel për 1 natë në Helsingor, 1 natë në Gothenburg, 1 natë në Oslo dhe 2 netë në Stokholm. 
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm)cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.