Pranverë në Zyrih dhe Bazel

4 Ditë 359

- Zvicer -

 

 

Dita e Parë: 

Fluturimi direkt Prishtinë - Bazel. Nisja në orën 13:15. Arritja në orën 15:35. Transferi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

 

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel.

Nisja për në Zyrih. Arritja në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel.

Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel.

Nisja për në Mulhouse. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Arritja në Mulhouse. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 16:35. Arritja në 18:45.

 

Nisja më 20 Mars

 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishinë - Bazel - Prishinë.
2. Transferi dhe shëtitjet me autobus në Zvicër.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 56 x 45 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

 
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.