Pranverë në Pragë

5 Ditë 369

Çeki

 

 

Dita e Parë: 

Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më 15:00 - Arritje në Budapest më 16:25. Transferi në Qytet. Vizitë panoramike e qytetit te Budapestit. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë:  

Mëngjesi në hotel.

Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për pushime. Arritje në Pragë. Vzitohen: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel.

Vizitohen: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
 

Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t.
Pasdite vonë, Nisje për në Bratisllavë. Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për pushime. Arritje në Bratisllavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel.

Vizitë e shkurtër e Monumenteve të Bratisllavës, Vazhdon udhëtimi për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë: 

Transferi për në Aeroportin e Vjenës. Nisja më 11:00. - Arritje më 12:35. Fluturimi për në Shqipëri.

 

Nisja më 10 Mars

 
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje me avion,
2. Transferi dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. - €18