Pranverë në Romë - Firence 

4 Ditë 299

- Itali -

 

Dita e Parë: 

Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 12:00. Arritja në Pisa më 13:45. Transferi me autobus komod për në Pisa, Vizitë e shkurtër në Pisa. Vazhdon udhëtimi për në Romë. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

 

Dita e Dytë:  

Mëngjesi në Hotel.

Vizitë panoramike e qytetit dhe monumeneteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum. Pasdite vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Fjetje në Hotel

 

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel.

Nisja në ora 8:00 për në Firence. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Arritja në Firence. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel.

Transferi për në aeroportin e Pizës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 09:25. Arritja në Tiranë në 11:05.

 

Nisje më 4 Prill.

 
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transferi dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Kosovës.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.