Pranverë në Napoli dhe Sorrento

5 Ditë 259

- Itali -

 

 

Dita e Parë: 

Nisja me traget nga Durrësi në orën 22:00. Lundrimi për në Bari.

 

Dita e Dytë

Arritja në Bari në orën 08:00. Nisja për në Napoli me autobus. Sistemi në Hotel. Pasdite, shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Fjejte në Hotel.

 

Dita e Tretë: 

Mëngjes në Hotel.

Nisja me autobus për në Sorrento dhe me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt: 

Mëngjes në Hotel.

Nisja me autobus për në Positano, Shëtitje në këmbë në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Nisja për në Amalfi. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Pasdite nisja për në Bari. Nisja me traget në orën 22:00. Lundrimi për në Durres.

 

Dita e Pestë: 

Arritja në Durrës në orën 07:00.

 

Nisja me 17, 24, 30 Prill.

 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me traget vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Sorrento - Kapri.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Kabinë të Brendshme në Traget për 2 netë dhe në Hotel 3* për 2 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.